⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,900 ▼ -0.23% ETH $2,237 ▼ -0.5% XRP $1.1626 ▼ -0.8% SOL $89.2400 ▼ -0.99%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Plagë në kokë dhe në qafë…”, mjekët japin detaje mbi gjendjen e efektivit të plagosur në Maliq. Hita: Ngjarje që të lë pa fjalë!

Efektivi i plagosur këtë të enjte në Maliq gjatë një operacioni për kapjen e një shumëkërkuari ka mbërritur në spitalin e Traumës në kryeqytet me helikopter.

Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita doli në një prononcim për mediat nga ambientet e spitalit të Traumës ku u shpreh se kjo është një “Ngjarje që të lë pa fjalë, s’do doja sot të isha para jush”.

Drejtoresha e Spitalit Universitar të Traumës, Edlira Bode si drejtor i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, dhanë më shumë detaje mbi gjendjen shëndetësore të efektivit Edison Adri.

Efektivi fillimisht mori ndihmën e parë në spitalin e Korçës. Më pas u nis drejt Tiranës me helikopter për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

“Po bëhet maksimumi për të marrë rezultatin maksimal për shëndetin e pacientit”, tha Bode, e cila sqaroi se efektivi kishte marrë lëndime në pjesën e qafës dhe të kokës.

“Gjithmonë një traumë e këtyre përmasave është jetëkërcënuese, por se si… është ende herët për ta thënë.”, shtoi Bode.

Brataj nga ana tjetër tha se “dëmtimet janë të gjitha kërcënuese”, por falënderoi ekipin e mjekëve të Korçës për ndërhyrjet e tyre dhe sipas tij “për momentin nuk flitet rrezik jete.”

“Të gjitha parametrat janë në normë. Është stabël, sapo u fut në sallë ku ekipi multidisiplinar po bën vlerësimet”, theksoi kreu i Urgjencës Kombëtare.

Ndërsa sa i takon 43-vjeçarit që plagosi efektivin Adri dhe i mori jetën kolegut të tij Enea Mekollit, pas mjekimit nga mjekët e Korçës është stabilizuar dhe është nisur me autoambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.