Tiranë 35°C · Pjesërisht vranët 12 August 2026
S&P 500 7,752 ▲0.3%
DOW 53,817 ▲0.05%
NASDAQ 26,617 ▲0.65%
NAFTA 83.06 ▼0.17%
ARI 4,463 ▲0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $63,490 ▼ -0.05% ETH $1,891 ▲ +1.34% XRP $1.0089 ▼ -0.13% SOL $75.7000 ▲ +1%
S&P 500 7,752 ▲0.3 % DOW 53,817 ▲0.05 % NASDAQ 26,617 ▲0.65 % NAFTA 83.06 ▼0.17 % ARI 4,463 ▲0.5 % S&P 500 7,752 ▲0.3 % DOW 53,817 ▲0.05 % NASDAQ 26,617 ▲0.65 % NAFTA 83.06 ▼0.17 % ARI 4,463 ▲0.5 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Toshkovski: Rezultatet tona janë më të mirat, opozita po lufton për interesa personale

Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski iu përgjigj sot nga foltorja e parlamentit kërkesave të opozitës për dorëheqjen e tij, duke theksuar se shifrat flasin për punën e Ministrisë në periudhën e kaluar.

“Unë them se është mirë që nuk ka dallim midis LSDM-së, “Levicës” dhe BDI-së dhe është mirë që në të njëjtën ditë ju përsëri kërkoni dorëheqjen time bazuar në perceptimin tuaj, dhe “Levica” po kërkon interpelancë. Kudo që të jetë, gjatë ditës pres që edhe këto nga BDI-ja të dalin”, tha Toshkovski.

Ministria e Brendshme në dy vitet e fundit, theksoi ai, ka rezultatet më të mira sipas të gjithë parametrave dhe statistikave.

“Ajo që po bëni është thjesht në kuadër të interesit tuaj personal dhe për të mbajtur këto pak vende që i keni mbajtur me zgjedhjet e mëparshme parlamentare. Ju siguroj para të gjithë publikut maqedonas se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nëse vazhdoni kështu, do të keni vetëm disa vende minus. Dhe koha do të tregojë nëse kam pasur të drejtë apo gabim”, tha Toshkovski.

Deputeti Mile Talevski nga LSDM-ja akuzoi Ministrinë e Brendshme për mosfunksionim, kërkoi përgjigje se si pesë ton drogë kaluan kufirin tonë, për vrasjet, krimin dhe pyeti nëse zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, i cili nuk vjen në punë, ka sigurim./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.