🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 21 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 97.78 ▼0.04%
ARI 4,151 ▲0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,517 ▲ +2.21% ETH $2,491 ▲ +2.06% XRP $1.3879 ▲ +4.35% SOL $108.0800 ▲ +1.68%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.78 ▼0.04 % ARI 4,151 ▲0.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.78 ▼0.04 % ARI 4,151 ▲0.21 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Politika

Integrimi në BE, ambasadori i Holandës mesazh të rëndësishëm Shqipërisë

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, nga tryeza e organizuar nga Komisioni për Mbikëqyrjen Institucionale, ka kërkuar reforma të vërteta për integrimin në Bashkimin Evropian. Siaps tij nuk mjafton vetëm përkthimi  i ligjeve, por zbatimi i tyre dhe krijimi i kulturës institucionale. Sipas tij komisioni për mbikëqyrjen institucionale është me rëndësi dhe kërkoi më shumë bashkëpunim.

“Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian nuk ka të bëjë vetëm me miratimin e legjislacionit. Nuk është thjesht një ushtrim teknik për përkthimin e direktivave në ligjin shqiptar. Nëse do të ishte kështu, procesi ndoshta mund të përfundohej nga një sistem shumë inteligjent i inteligjencës artificiale dhe disa juristë të lodhur duke pirë shumë kafe natën vonë”, tha ai.

“Sfida e vërtetë është kultura institucionale. Bashkimi Europian, në fund të fundit, ndërtohet mbi besimin: besimin që institucionet funksionojnë në mënyrë të pavarur, besimin që pushteti mban përgjegjësi, besimin që ligjet zbatohen në mënyrë të drejtë, dhe besimin që qytetarët kanë një zë kuptimplotë në jetën publike. Prandaj kapitulli i parë, “Themeloret”, ka kaq shumë rëndësi. Dhe prandaj roli i Parlamentit është absolutisht qendror. Në çdo demokraci, përfshirë edhe vendin tim, institucionet funksionojnë më mirë kur ka shqyrtim të shëndetshëm, debat të hapur dhe ndonjëherë pyetje të pakëndshme”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.