Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 04 September 2026
S&P 500 7,748 ▲1.06%
DOW 53,686 ▲1.18%
NASDAQ 26,584 ▲1.4%
NAFTA 91.56 ▲0.28%
ARI 4,524 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $81,308 ▲ +5.59% ETH $2,512 ▲ +5.52% XRP $1.4530 ▲ +8.09% SOL $104.0700 ▲ +4.49%
S&P 500 7,748 ▲1.06 % DOW 53,686 ▲1.18 % NASDAQ 26,584 ▲1.4 % NAFTA 91.56 ▲0.28 % ARI 4,524 ▼0.36 % S&P 500 7,748 ▲1.06 % DOW 53,686 ▲1.18 % NASDAQ 26,584 ▲1.4 % NAFTA 91.56 ▲0.28 % ARI 4,524 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
04 Sep 2026
Breaking
Kronika

Holanda garanton mbështetje për Policinë e Shtetit, në fokus krimi i organizuar ndërkombëtar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mirëpriti në ambientet e DPPSh-së Ambasadorin e Holandës, Reinout Vos dhe Oficerin e Kontaktit të  Holandës  atashuar në Policinë e Shtetit dhe mori prej tij letrën e urimit të dërguar nga homologia e tij, Drejtoresha e Policisë holandeze.

Drejtoresha e Policisë holandeze, Janny Knol, në letrën drejtuar Drejtor Hitës, shprehet:

“Shpreh konsideratën time më të lartë për ju dhe Policinë e Shtetit shqiptar, dhe ju uroj shumë suksese në detyrën tuaj.

Të dyja, Policia holandeze dhe Policia e Shtetit, bashkëndajnë angazhimin e lartë në luftën kundër krimeve ndërkufitare.

Marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona po forcohen vazhdimisht dhe jam e bindur se, nën drejtimin tuaj, bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Holandës do të vijojë të prosperojë.”

Ndërkohë gjatë takimit Drejtori Hita falënderoi Ambasadorin për praninë e tij në ambientet e DPPSh-së, si dhe përcolli nëpërmjet tij konsideratën e lartë reciproke për homologen e tij, zj. Knol.

Gjithashtu, Drejtori u shpreh se bashkëpunimi i strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit me agjencitë ligjzbatuese në Holandë ka dhënë rezultate konkrete në lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, krijimin dhe funksionimin e skuadrave të përbashkëta hetimore, shkëmbimin në kohë reale të inteligjencës kriminale, si dhe në gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale.

Më tej, Drejtori theksoi gatishmërinë absolute të tij dhe të Policisë së Shtetit për të qenë plotësisht të hapur dhe të angazhuar për aspekte të ndryshme bashkëpunimi që do të referohen në të ardhmen nga Oficeri i Kontaktit.

Ndërkaq, Ambasadori Vos uroi Drejtorin për marrjen e detyrës dhe vlerësoi vizionin e tij për drejtimin e Policisë së Shtetit, duke e garantuar për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të agjencive ligjzbatuese të Holandës, për përmbushjen e objektivave të përbashkët, si dhe për forcimin e mëtejshëm të sigurisë dhe luftës kundër kriminalitetit ndërkufitar, bazuar në besimin reciprok tashmë të fituar.

Gjithashtu në fokus të takimit ishin prezantimi i vizionit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, për një polici moderne, të besueshme dhe sa më pranë qytetarëve, si dhe afirmimi i angazhimit për një partneritet solid ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese në Holandë, në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.