☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 13 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.44 ▲2.83%
ARI 5,024 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $71,253 ▲ +1.27% ETH $2,104 ▲ +1.82% XRP $1.3999 ▲ +1.77% SOL $88.7200 ▲ +2.38%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.44 ▲2.83 % ARI 5,024 ▼1.98 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.44 ▲2.83 % ARI 5,024 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Kronika

Totozani zgjidhet President i organizatës ndërkombëtare të Aokatëve të Popullit të Mesdheut

igli1-560x300Avokati i Popullit, Igli Totozani, zgjidhet me unanimitet të plotë President i organizatës ndërkombëtare të Avokatëve të Popullit (ombudsmanëve) të Mesdheut.

Dje në mbledhjen e rradhës të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Ndërkombëtare të Ombudsmanëve të Mesdheut, me rastin e zgjedhjeve të përgjithshme për të gjitha organet drejtuese të kësaj organizate, me unanimitet të plotë të të gjitha delegacioneve pjesëmarrse,
Avokati i Popullit të Republikës së Shqipërisë, Igli Totozani, u zgjodh President i kësaj organizate. Gjatë kësaj mbledhjeje u zgjodhën Këshilli Administrativ dhe Byroja e re. Sekretar i Përgjithshëm i kësaj organizate u zgjodh Avokati i Popullit të Republikës Francese.

Shoqata e Ombudsmaneve të Mesdheut, ku bëjnë pjesë 27 vende, ndër të cilët, Franca, Spanja, Greqia, Maroku, Algjeria, Izraeli, Sllovenia, Maqedonia, Qipro etj,  është krijuar më 19 dhjetor 2008 në Marsejë me rastin e mbledhjes së dytë të rrjetit Mesdhetar të Ombudsmanëve. Kjo organizatë ndërkombëtare e drejtuar deri tani me shumë sukses nga Ombudsmani i Mbretërisë së Marokut, Abdelasis Besancour, përbën një nga rrjetet më të fuqishme të ombudsmanëve në botë dhe ka një rol të theksuar ndërkombëtar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Shoqata dhe anëtarët e saj janë të përkushtuar në promovimin e mbrojtjes së demokracisë, sundimit të ligjit, paqes sociale në hapësirën e Mesdheut, respektimin e dokumenteve ndërkombëtare zyrtare të të Drejtave të Njeriut, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut si dhe deklaratën e Rabatit si dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucione dhe organizata të tjera, të cilat synojnë promovimin dhe mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme u miratuan disa deklarata të rëndësishme në lidhje me disa cështje sensitive të të drejtave të njeriut në rajonin e Mesdheut dhe më tej, të cilat do të publikohen shumë shpejt si dhe u morën një sërë vendimesh të rëndësishme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.