🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,509 ▼1.01%
DOW 46,068 ▼1.07%
NASDAQ 21,530 ▼1.42%
NAFTA 111.81 ▲11.68%
ARI 4,643 ▼3.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,246 ▼ -2.73% ETH $2,038 ▼ -3.81% XRP $1.2883 ▼ -4.29% SOL $77.7100 ▼ -5.94%
S&P 500 6,509 ▼1.01 % DOW 46,068 ▼1.07 % NASDAQ 21,530 ▼1.42 % NAFTA 111.81 ▲11.68 % ARI 4,643 ▼3.54 % S&P 500 6,509 ▼1.01 % DOW 46,068 ▼1.07 % NASDAQ 21,530 ▼1.42 % NAFTA 111.81 ▲11.68 % ARI 4,643 ▼3.54 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Tragjedia në Kombinat/ Dëshmia tronditëse e xhaxhait të vajzave: Ja kush i futi në atë rrugë

Vajza të shkolluara, me punë dhe me një gjendje ekonomike të kënaqshme. Kështu e përshkruan gjendjen e kunatës së tij dhe mbesave që u vetëflijuan në Kombinat xhaxhai i tyre Dhimitraq Paskali, i cili ka dhënë dëshmi tronditëse sot në News 24.

Dhimitraq Paskali thotë se mbesa e tij Blerta e cila i mbijetoi tragjedisë pasi nëna dhe motra Anisa humbën jetën ne emer te ringjalljes, është duke u përmirësuar por se nuk ka nxjerrë mësim nga ngjarja dhe botëkuptimi i saj nuk ka ndryshuar.

“Kemi bërë një marrëveshje me ju që të mos flas për ato. Vëllai ka 15-16 vite që ka ndërruar jetë. Unë kam pasur kontakte në atë kohë dhe këtë kohë përveç 2 vite e gjysmë tani në fund. Edhe me vëllain dhe me kunatën dhe me vajzat. Bashkë me kunatin kemi qenë në kontakt për t’i ndihmuar. Të merret drejtësia, ta zgjidhë.

Kam disa kërkesa për vajzën që po mbijeton me shpirt ndër dhëmbë. Gjendja është e përmirësuar në krahasim me ditën e parë që e shtruam, falë doktorëve. Ka filluar të bisedojë, të lëvizë, krahët, këmbët, është ngritur ulur. Ka filluar të hajë dhe është në përmirësim. mos më ashtu se do prish emisionin…Po më fut në emocione të rënda.

Unë di që se çfarë ka thënë vajza aty por meqenëse po merret shefi i krimeve nuk dua të futem në pjesë. Jam ish-ushtarak dhe dua t’ia lë drejtësisë dhe t’i godasë ashpër ata që i futën në këtë rrugë. Në këtë rrugë i ka futur nëna e tyre. Tani po shikoj dhe këtë të Blertës dhe e shikoj që për nënën ka pasur debulesë dhe nuk po thotë gjë për të. Ajo i futi në këtë rrugë por tani është bërë për rahmet.

Blerta është mirë nga ana mendore mirëpo…Tani po ha.
Do ishte mirë të mos e kisha parë atë darkë. Në urgjencë e kam takuar. Tani është jashtë rrezikut, është në përmirësim, çdo ditë, kështu na kanë thënë. Botëkuptimi ishte më i vështiri. Unë bëj muhabet, gruaja ime, nusja e dajës së tyre bëjmë biseda me kujdes në bazë të porosive të psikologes dhe doktorit.

Tani është shpejt të dalësh në konkluzion por ajo që vë re unë është se ajo nuk ka hequr dorë nga botëkuptimi që ka pasur. Është e ndërgjegjshme për çfarë ka ndodhur dhe duhet ta kishte nxjerrë një mësim por nuk e ka nxjerrë akoma. Është e dobët. Blerta ka mbaruar inxhinieri elektronike në Tiranë”, tha xhaxhai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.