Traveladdicts: Shënime të rëndësishme për një udhëtim në Shqipëri
“Kur ju vendosni që të udhëtoni në Shqipëri, nuk e keni idenë se çfarë mund të gjeni. Mund të dëgjoni për rrugë dhe infrastrukturë jo të mirë. Për shumicën e amerikanëve ky vend është i panjohur”, shkruan Travel Addicts.
Disa nga vendet që kjo faqe amerikane promovon janë : Kruja, Ksamili, Riviera, Butrinti, Gjirokastra, Tirana.
“ Zbuluam se Shqipëria është një destinacion ku mund të gjesh gjithçka : natyrë të bukur histori, udhëtime tradicionale
dhe njerëz të mirë. Është si një Itali e vogël, por me transport publik të kufizuar, por edhe si Riviera franceze me më shumë ndërtesa. Shqipëria është si fqinji jugor, si Greqia, por me shumë më pak turistë dhe një mal me bunkerë të Luftës së Ftohtë. Në shumë aspekte të tjera është si pjesa tjetër e Europës, por 30-40 vite më parë, gjë e cila të jep një ndjesi të veçantë dhe unike. Nuk do të gjeni McDonald’s ose Starbucks, por po është lirë dhe një vend i sigurt. Një javë udhëtim na dha mundësinë që të zbulonim vende të panjohura për ne”, shkruan Traveladdicts.
Udhëtimi në Shqipëri u realizua nga agjencia JayWay Travel, e specializuar për udhëtime në Europën Qendrore dhe Lindore.
Ksamili
Ne dëgjuam se ky vend popullohet shumë gjatë korrik-gushtit. Pamë se ishte një vend me panoramë fantastike, me ujëra të kristalta dhe ushqim deti të lirë.
Butrint
Nuk e kishim idenë se çfarë do të gjenim. Por, ky amfiteatër pasuri që mbrohet nga UNESCO na la të kuptohet se kemi të bëjmë me një civilizim tepër të lashtë.
Gjirokastra
Një tjetër pasuri e mbrojtur nga UNESCO, ku mund të gjesh kalanë të shekullit të 13-të, muzeun ushtarak, por edhe shtëpitë karakteristike.
Tirana
Kryeqyteti ofron një listë destinacionesh që mund të vizitoni. Si edhe kryeqytetet e tjera ka shumë monumente historike dhe kulturore, ka gjallëri, jetë nate, por edhe ndërtime të stilit post komunizëm.
Kruja
Vetëm 45 minuta larg Tiranës, Kruja është një qytet i vogël me një Pazar karakteristik të tipit otoman.
Durrës
Pjesa më e madhe e pushuesve e zgjedhin si destinacion për të kaluar fundjavën, por plazhet e pastra ndodhen në zonat më periferike të saj.