Ekonomia

Tregtia me Italinë shënon rënie në janar të 2015-ës

Tregtia me Italinë në muajin janar të këtij viti shënoi një rënie të lehtë krahasuar me të njëjtin periudhë të viti 2014.

Many eurosSipas raportit të Institutit të Statistikave për tregtinë e jashtme, shkëmbimet tregtare me Italinë gjatë muajit të parë të vitit llogariten 19.045 milionë lekë. Gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2014 shkëmbimet tregtare me Italinë llogariten 22.193 milionë lekë.

Nga të dhënat e INSTAT-it rezulton se Italia vazhdon të mbetet partneri kryesor tregtar i vendit. Sipas INSTAT-it, me Italinë shkëmbimet tregtare zënë 36.2 për qind të totalit. Në vlerën e mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave ‘tekstile dhe këpucë,” në vlerën 6.128 milionë lekë, e pasuar nga grupi makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi, makineritë për industritë e reja dhe për rinovimin e atyre ekzistuese nga sipërmarrësit privatë shqiptarë, por dhe italianë që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri.

Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 471 milionë lekëve, duke treguar interesin e lartë në rritje të biznesit për futjen në përdorim të makinerive cilësore, kryesisht për sektorët e industrisë tekstile, të materialeve të ndërtimit si dhe të prodhimit të produkteve agroindustriale.

Ndërkohë eksportet shqiptare drejt Italisë llogariten në vlerën e 9.588 milionë lekëve. Në janar të 2014-ës eksportet nga Italia llogariteshin 11.748 milionë lekë. Në vlerën e mallrave të eksportuar drejt shtetit fqinj, vendin kryesor e zë grupi “tekstile dhe këpucë”. Eksporti i kësaj kategorie arriti në janar të 2015-ës vlerën e mbi 71.604 milionë lekëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button