Tregu valutor, euro rritet në 126 lekë-Forcohet edhe dollari amerikan e stërlina
Kjo ngjitje e euros është ndjekur edhe nga valuta e Shteteve të Bashkuara. Dollari amerikan ka fituar plot 1 lekë për njësi krahasuar me ditën e premte dhe tashmë ndodhet në kuotën e 108.7 lekëve për njësi. Forcimi i dollarit shtyhet nga lufta e zgjatur tregtare mes SHBA dhe Kinës, negociatat mes të cilave përfunduan pa një marrëveshje.
Në rritje të lehtë ditën e sotme u regjistruar edhe paundi britanik, me 0.3 lekë për njësi. Stërlina ka arritur në kuotën e 140.3 lekëve, megjithëse shqetësimet në lidhje me Brexit paraqesin një perspektivë të zymtë për ecurinë e monedhës.
Sa i takon disa prej valutave të tjera, dollari kanadez u rrit me 0.4 pikë, ndërsa franga zvicerane fitoi 0.5 pikë kundrejt lekut, duke arritur në kuotën e 112 lekëve për herë të parë që prej muajit Mars.
EUR/ALL 126.00 -126.80
USD/ALL 108.70 -109.50
GBP/ALL 140.30 – 141.50
AUD/ALL 78.00 – 79.00
CAD/ALL 83.00 – 84.00
CHF/ALL 112.00 – 113.00