☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.85 ▼1.27%
ARI 4,787 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,117 ▼ -0.12% ETH $2,144 ▲ +2.1% XRP $1.3489 ▲ +0.77% SOL $80.9600 ▼ -2.22%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.85 ▼1.27 % ARI 4,787 ▼0.54 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.85 ▼1.27 % ARI 4,787 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Trump: Dërgimi i “Tomahawkëve” mund shkaktojë përshkallëzim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mendon se është herët për të dërguar raketa Tomahawk në Ukrainë, gjë për të cilën shpreson presidenti ukrainas Zelenski. “Shpresoj të mos kemi nevojë për to”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë gjatë takimit me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski. “Shpresojmë që do të jemi në gjendje ta përfundojmë luftën pa diskutuar për Tomahawk-ët”.

Dronë në këmbim të raketave Tomahawk

Në konferncën për shtyp para takimit në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky tha në prani të gazetarëve se Ukraina mund ta furnizojë SHBA-në me dronë në këmbim të raketave Tomahawk. Por Trump tha se dërgimi i “Tomahawkëve” mund të çojë në një përshkallëzim. Këto armë janë të shkëlqyera, por shumë të rrezikshme

Qeveria ukrainase kishte njoftuar para takimit se Kievi shpreson që dërgimi i raketave Tomahawk dhe i armëve të tjera amerikane, do të jenë tema më të rëndësishme e takimit midis Trump dhe Zelenskit. Por pas një telefonate me udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin, Trump deklaroi se SHBA kanë vetë nevojë për këto sisteme armësh.

Takimi në Budapest vetëm me Putinin

Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu se së shpejti ka të ngjarë të zhvillojë njëtakim kokë më kokë me PutininHungari, por pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të Ukrainës. Megjithatë Trumpi theksoi njëkohësisht se do ta mbajë kontaktin me Zelenskin. Presidenti amerikan tha se marrëdhëniet midis Putinit dhe Zelenskit janë të helmuara dhe se ka “shumë armiqësi” midis Moskës dhe Kievit. Sipas tij duhet që urrejtja të zhduket.

Trump shtoi se do t’i bëjë gjërat të këndshme për të gjithë. Të tri palët – Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara – do të përfshihen në një mënyrë ose në një tjetër në bisedime, por kjo mund të bëhet veçmas, tha ai.

Trumpi dhe Putini u takuan në gusht në Alaskë pa Zelenskin dhe pa ndonjë rezultat të prekshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.