🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 97.81 ▼0.06%
ARI 4,781 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,989 ▲ +0.95% ETH $2,201 ▲ +0.44% XRP $1.3386 ▲ +0.33% SOL $83.4100 ▲ +1.13%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.81 ▼0.06 % ARI 4,781 ▼0.78 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.81 ▼0.06 % ARI 4,781 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Trump emëron shef të tregtisë “armikun” e Kinës

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump vazhdon t’i hedhë benzinë zjarrit të debateve për emërimet në kabinetin e tij të ardhshëm dhe personazhi i fundit bën pjesë në majën e listës së emrave kontradiktorë.
Trump emëroi ekonomistin Peter Navarro, një kritik i hapur i Kinës, në kryer të një organizmi të ri për tregtinë. Navarro do të udhëheqë Këshillin Kombëtar të Tregtisë së Shtëpisë së Bardhë dhe do t’i shërbejë si politikave tregtare dhe atyre industriale. Gjatë fushatës, akademiku Navarro, i cili është profesor në Universitetin e Kalifornisë, ishte këshilltar i Trump. Në rezumenë e Navarros përfshihen libra si “Luftërat e ardhshme me Kinën” dhe “Vdekja nga Kina”, në të cilët ai kritikon ashpër politikat kineze.
Gjatë fushatës, Trump e bëri tregtinë një çështje thelbësore dhe kritikoi disa marrëveshje të arritura me Kinën dhe Meksikën. Sipas ekipit të Trump, emërimi i Navarros tregon vendosmërinë e presidentit të zgjedhur për të bërë sërish madhështor sektorin prodhues në SHBA. Në një artikull të fundit, Navarro shkruan se ai dhe Trump e duan tregtinë e lirë, por vetëm kur kjo është e ndershme, përndryshe do të vazhdojë të ndodhë ajo që është verifikuar gjatë 15 viteve të fundit: erozioni i bazës prodhuese amerikane dhe miliona amerikanë që nuk gjejnë dot një punë me pagë të mirë.
Ndërkohë, shumë ekonomistë mendojnë se lëvizjet agresive kundër tregtisë kineze mund të sjellin një luftë tregtare që do të dëmtonte rëndë të dyja palët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.