Trump nuk kundërshton dërgesën e naftës ruse drejt Kubës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se nuk kundërshton furnizimin e Kubës me naftë nga Rusia, në një kohë kur ishulli përballet me mungesa të theksuara energjetike, sipas AP.
Një cisternë ruse ka mbërritur në Kubë me një sasi të konsiderueshme nafte, e cilësuar nga pala ruse si ndihmë për të përballuar krizën aktuale.
Presidenti Trump u shpreh se nuk ka pengesa që vende të tjera të ndihmojnë Kubën me furnizime energjetike, duke nënvizuar se situata në vend kërkon zgjidhje praktike për të shmangur përkeqësimin e kushteve të jetesës.
Kuba po përballet me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike dhe mungesa karburanti, ndërsa autoritetet vendase përpiqen të menaxhojnë krizën energjetike.
Kjo dërgesë pritet të japë një lehtësim të përkohshëm, ndërsa mbeten të paqarta zhvillimet e mëtejshme në furnizimin me energji të vendit.
Situata mbetet në vëmendje të komunitetit ndërkombëtar, në një klimë të tensionuar politike mes Uashingtonit dhe Havanës./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.