Trump: OKB është një klub ku njerëzit mblidhen për t’u argëtuar
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se OKB ka potencial të madh, por është kthyer në një klub ku njerëzit mblidhen për të kaluar momente të mira në shoqërinë e njëri-tjetrit.
“OKB ka potencial të madh, por është shndërruar në një klub ku njerëzit mblidhen që të bisedojnë dhe të kalojnë kohë të mirë”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në Twitter.
Reagimi i Trump vjen pak ditë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka votuar rezolutën që dënon vendbanimet e Izraelit në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.
Me herët Trump ishte shprehur se miratimi i rezolutës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën kërkohet ndalimi i ndërtimit të vendbanimeve në territorin e okupuar palestinez, do ta bëjë arritjen e marrëveshjes për paqe shumë më të vështirë.
Administrata Obama ka abstenuar nga votimi i kësaj rezolute, përkundër kërkesave të Trump që SHBA të ushtrojë të drejtën e vetos.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.