☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 99.91 ▲2.08%
ARI 4,767 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,681 ▲ +0.47% ETH $2,188 ▲ +0.22% XRP $1.3407 ▲ +0.31% SOL $83.1700 ▲ +1%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.91 ▲2.08 % ARI 4,767 ▼1.05 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.91 ▲2.08 % ARI 4,767 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Trump: SHBA duhet të luftojë zjarrin me zjarr, tortura “waterboarding” funksionon

Presidenti amerikan Donald Trump tha se beson që “waterboarding”, praktika e marrjes në pyetje që cilësohet torturë, funksionon dhe se SHBA duhet të luftojë zjarrin me zjarr.

“Waterboarding” është praktika e derdhjes së ujit mbi fytyrën e dikujt të mbuluar me një leckë për të imituar mbytjen. Kjo përdoret si teknikë marrjesh në pyetje, konsiderohet torturë dhe është e ndaluar nga SHBA.

Në një intervistë për ABC News, Trump tha se do të konsultohet me sekretarin e mbrojtjes James Mattis dhe drejtorin e CIA-s Mike Pompeo për hapat që mund të ndërmerren ligjërisht për të luftuar radikalizimin.

Presidenti Trump deklaroi se ndërsa grupet radikale i presin kokat njerëzve në Lindjen e Mesme, SHBA nuk po luan në kushte të barabarta.

Sidoqoftë, më herët, ish-drejtori i CIA-s, Leon Paneta deklaroi se do të ishte një gabim i madh nëse SHBA kthehet pas dhe përdor torturën.

Por, sipas Trump, qëllimi i tij i vetëm është të garantojë sigurinë e SHBA-së.

“Shteti Islamik i bën të krishterëve gjëra që nuk dëgjoheshin që prej Mesjetës. Kam folur me personat në nivelet më të larta të inteligjencës dhe kur i kam pyetur nëse “waterbording” apo torturat funksionojnë, më kanë thënë se po. Personalisht mendoj se waterboarding funksionon”, deklaroi Trump.

Gjatë fushatës elektorale, Presidenti i ri sugjeroi se mund të autorizonte përdorimin e “waterboarding” apo edhe masa më ekstreme mbi të dyshuarit për terrorizëm.

Por, më pas e zbuti qëndrimin e tij, duke thënë se kurrë nuk do të urdhëronte ushtrinë të shkelte ligjet ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.