☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 113.52 ▲1.78%
ARI 4,674 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,506 ▲ +0.22% ETH $2,055 ▼ -0.67% XRP $1.3000 ▼ -1.33% SOL $79.4900 ▼ -1.82%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 113.52 ▲1.78 % ARI 4,674 ▼0.13 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 113.52 ▲1.78 % ARI 4,674 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Amerika

Trump zbut retorikën ndaj myslimanëve

Kandidati presidencial republikan Donald Trump duket se po e zbut qëndrimin e tij ndaj myslimanëve.

Në përgjigje të vërejtjeve të kryebashkiakut të porsazgjedhur të Londrës, Sadiq Khan, manjati njujorkez tha se deklarata për t’iu ndaluar atyre përkohësisht hyrjen në Shtetet e Bashkuara ishte thjesht një “sugjerim”.

Propozimi polemizues i Trump erdhi pas sulmeve të Parisit nëntorin e kaluar, ku humbën jetën 130 vetë. Për Khan, i shqetësuar se nuk do të mund të udhetojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të besimit të tij, Trump u ofrua të bënte një përjashtim, të cilin kryebashkiaku mysliman i Londrës e refuzoi shumë shpejt.

“Nuk do jem përjashtimi mysliman i Donald Trump”, ishin fjalët e Khan, që këndvështrimin e biznesmenit nga Nju Jorku e konsideron “injorant” dhe thotë se mund ta bëjë si Amerikën ashtu dhe Britaninë e Madhe më të pasigurtë.

Pretendimet e Trump u kritikuan ashpër në Shtetet e Bashkuara e përtej tyre dhe ai vetë deri tani i ka qëndruar propozimit me argumentin se është i nevojshëm për sigurinë e vendit.

Të mërkurën megjithatë, Trump tha per Fox News se, bëhet fjalë për një ndalim të përkohshëm, një sugjerim, siç u shpreh ai, derisa të mësojmë se çfarë po ndodh realisht.

Politikani kontrovers ka marrë pozicione të ashpra edhe në të kalurën për çështje të caktuara vetëm për t’i ndryshuar pastaj pak ditë me vonë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.