☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 97.35 ▼3.98%
ARI 4,742 ▲1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,963 ▲ +2.67% ETH $2,141 ▲ +4.67% XRP $1.3610 ▲ +3.39% SOL $84.4000 ▲ +1.98%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 97.35 ▼3.98 % ARI 4,742 ▲1.35 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 97.35 ▼3.98 % ARI 4,742 ▲1.35 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Turqi, 15-vjeçarja përdhunohet nga dy kushërinj e mbetet shtatzënë. Familja e vret

foto-violenza-donne-300x225Hasreti ishte vetëm 15 vjeç kur u përdhunua nga dy kushërinj më të mëdhenj. Pastaj, kur mbeti shtatzënë, familja, për të shpëtuar nderin, e vrau.

Është historia e radhës që ka të bëjë me një krim për nderin. Ngjarja ka ndodhur në Turqinë e presidentit islamik, Rexhep Taip Erdogan, të cilin opozita e akuzon se nuk po bën shumë për të mbyllur një herë e përgjithnjë plagën e dhunës ndaj grave.

Ngjarja ka ndodhur në të vërtetë dy vjet më parë, por çështja u rishfaq ditët e fundit, falë rihapjes së hetimeve të gjykatësit të Batmanit, qytet në Detin e Zi, ku ndodhi dhe drama.

Pasi është përdhunuar nga dy kushërinj, Serhildan dhe Ozkan, shkruan gazeta “Hurriyet” on line, vajza mbeti shtatzënë, pa e ditur se cili ishte babai.

Atëherë, 12 anëtarët e familjes, mes të cilëve gjyshi dhe gjyshja e Hasretit, tre xhaxhallarët dhe dy kushërinj, u mblodhën dhe vendosën për ta vrarë për të fshirë “turpin”. Asnjë masë nuk u mor ndërkohë kundër dy përdhunuesve.

Njëri nga xhaxhallarët, Habipi, u ngarkua ta dërgojë vajzën në një gropë me rërë dhe ta mbyste, duke e lënë pastaj kufomën në vend.

“12 anëtarët e familjes tani janë të inkriminuar, – shpjegon gazeta tjetër turke “Sabah”, – për nxitje dhe planifikim të vrasjes së një gruaje për motive tribale”.

Të gjithë rrezikojnë burgim të përjetshëm. Sipas të dhënave nga Ministria e Drejtësisë së Ankarasë, në përgjigje të një interpelance të opozitës në Turqi, regjistrohen çdo muaj 650 raste abuzimesh me minorenë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.