Turqi, Rama me Erdogan në përurimin e urës së re në Bosfor
Në Turqi, ura “Osmangazë”, e treta në Bosfor, u përurua në praninë e zyrtarëve të lartë të shtetit turk, presidentit Erdogan, kryeministrit Yildirim, zëvendëskryeministrave turq dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, që ishte i vetmi zyrtar i huaj i pranishëm në ceremoni.
Kreu i qeverisë shqiptare mbërriti në Turqi për një vizitë zyrtare, në ditën kur aeroporti “Ataturk” në Stamboll u sulmua nga terroristët, ndërsa prej 3 ditësh po vijon vizitën e tij.
Por ndërkohë të premten bënë xhiron e botës pamjet e makinës së blinduar të Erdogan, e drejtuar nga vetë presidenti turk mbi urën e re, ndërsa pasagjer i tij ishte kryeministri Rama.
Investimi për urën “Osmangazë” u bë në kuadër të projektit që Turqia ka për zhvillimin e infrastrukturës brenda vitit 2023, që synon të bashkojë brigjet e zonës dhe të lidhë qytetet e të dy kahëve gjeografikë.