Kronika
Grabitja në Rinas, çështja tek Krimet e Rënda
Hetimet për grabitjen e parave në pistën e aeroportit të Rinasit i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërkohë që deri para pak orësh po ndiqeëshin nga Prokuroria e Krujës.
Ky vendim është marrë nga Prokuroria e Përgjithshme, pasi dyshohet se grabitja është bërë nga një grup i strukturuar kriminal.
Mësohet se një prokuror i Krimeve të Rënda ndodhet aktualisht në komisariatin e policisë së Rinasit, për të mbledhur dëshmi dhe prova.