🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,294 ▲ +0.71% ETH $2,055 ▲ +0.31% XRP $1.3140 ▼ -0.3% SOL $80.8600 ▲ +0.92%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Bota

“Turqia dhe Irani janë vende të rëndësishme në nivel global dhe rajonal”

“Nëse veprojmë në këtë mënyrë duke sjellë zgjidhje për problemet në rajonet tona jo nga jashtë unë besoj se do të arrijmë rezultate sa më të shpejta kryesisht për zhvillimin e zgjidhjeve brenda këtyre rajoneve”.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Iranit, Hassan Rouhani u shprehsot  se Turqia dhe Irani janë vende të rëndësishme në nivel global dhe rajonal. “Për këtë arsye duhet të punojmë sëbashku për problemet e terrorizmit dhe sektarizmit që kanë tronditur momentalisht rajonin tonë dhe gjithashtu për të përballuar krizat njerëzore që shfaqen në lidhje me këto. Është kusht që vendet tona të kryesojnë punimet për krizat e përjetuara dhe për ndaljen e gjakderdhjes në rajonet tona kryesisht në Siri dhe Irak”- u shpreh Erdoğan.

Ndër të tjera presidenti Erdoğan ka theksuar se: “Minimizimi i pikëpamjeve të ndryshme duke forcuar dialogun politik mes nesh, dhe ofrimi i maksimizimit të përbashkët para çdo gjëje është në interes të vendeve tona. Nëse veprojmë në këtë mënyrë duke sjellë zgjidhje për problemet në rajonet tona jo nga jashtë unë besoj se do të arrijmë rezultate sa më të shpejta kryesisht për zhvillimin e zgjidhjeve brenda këtyre rajoneve. Ne jemi të vetëdijshëm se si dy vende të rëndësishme të rajonit mbi ne bien përgjegjësi të rëndësishme”.

Në deklaratën e përbashkët të publikuar pas takimit të tretë të Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë i mbajtur nën drejtimin e Presidentit Erdoğan dhe Presidentit Ruhani theksohet se është nënvizuar rëndësia për vazhdimin e dialogut politik në çdo nivel për çështjet dypalëshe dhe rajonale. Më tej theksohet se palët janë të vetëdijshme se gjërat nga të cilat preken më shumë rajonet janë ekstremizmi me bazë dhunën, terrorizmi dhe sektarizmi dhe të gjitha llojeve të shfaqura të tyre si dhe krimi i organizuar përbëjnë kërcënimet më të rrezikshme kundrejt paqes dhe sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

Në deklaratë gjithashtu duke u vënë në pah rëndësia që i jepet mbrojtjes së integritetit territorial dhe unitetit politik të Sirisë dhe Irakut theksohet edhe përparimi i bashkëpunimit në fushën kundër terrorizmit dhe duke përdorur në mënyrë efektive mekanizmat e dialogut aktual dypalësh të dënohen në mënyrë të fortë të gjitha mënyrat dhe format e akteve terroriste të kryera në rajon nga individë, grupe apo zgjerime të tyre.

Ndër të tjera në deklaratë theksohet se palët rikonfirmojnë solidarizimin e plotë me popullin e Palestinës si dhe i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtarë që duke mbështetur formimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Palestinës me kryeqytet Jerusalemin të rritin mbështetjet e tyre që kanë për çështjen e Palestinës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.