Bota

Turqit dhe kurdët arrijnë armëpushimin?

SHBA-ja ka konfrimuar se ka marrë nga dy aleatët e saj, Turqia dhe milicitë kurde të implikuar në luftime në veri të Sirisë, një ndërprerje të luftimeve por Ankaraja nuk ka konfirmuar.

“Orët e fundit, kemi marrë garancinë se të gjitha palët e implikuara do të ndrëpresin luftiemt me njëri-tjetrin dhe do të përqëndrohen mbi kërcënimin e grupit Shteti Islamik”, njoftoi sot koloneli, John Thomas, zëdhënës i “Centcom”, komanda ushtarake amerikane për Lindjen e Mesme.

“Turqit dhe Forcat Demokratike Siriane (koalicion arabo-kurd të dominuar nga milicitë kurde) kanë hapur kanale bisedimi me ne dhe mes tyre me qëllimin për të limituar luftimet”, shtoi ai duke përmendur një marrëveshje parimore për të paktën dy ditët në vijim.

Por ministri turk për çështjet evropiane  Omer Celik deklaroi se Turqia nuk do të pranojë kurrë vendosjen e një armëpushimi me milicët kurdë të Sirisë njoftuar më parë nga SHBA-ja.

“Nuk do të biem dakort me këtë proces për asnjë lloj rrethane, në kundërshtim me disa deklara të publikuara nga disa shtete të huaja rreth mundësisë së një kompromisi apo armëpushimi midis Turqisë dhe faktorit kurd”, deklaroi ministri.

“Republika turke është një shtet sovran dhe legjitim që nuk mund të jetë në pozita të barabarta me një organizatë terroriste”, shtoi ministri duke përmendur PYD-në, Partinë e Bashkimit demokratik të kurdëve të Sirisë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button