Kronika

U ndaluan me 30 kg eksploziv plastik, prokuroria mbyll hetimet

Prokuroria e Tiranës dërguar për gjykim dosjen e Sokol Sinanit dhe Imerli Metaj, të arrestuar në gusht të 2015 me 30 kg eksploziv plastik.

Sinani dhe Metaj u prangosën në Kamzë më 30 gusht 2015, pasi në furgonin e drejtuar nga Sokoli u gjetën 126 shufra me lëndë shpërthyese plastike dhe 45 kapsolla detonatorë.

Mbi ta rëndon akuza e prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit. Nga hetimet e prokurorisë është zbuluar se ata e kishin siguruar lëndën plasëse në Kukës dhe po e dërgonin drejt Tiranës.

Gjatë hetimit, të dy kanë mbajtur qëndrim mohues ndaj veprës penale. Imerli Metaj deklaron se nuk ka asnjë lidhje me sasinë e lëndës plasëse dhe se ka hipur rastësisht në furgonin e drejtuar nga Sinani.

Ndërkohë, Sokol Sinani pretendon që edhe ai nuk ka asnjë lidhje me lëndën plasëse, por çantën ku gjendej ajo e ka harruar në mjetin e tij një person, i cili ka hipur më parë në furgonin e tij.

Por gjithësesi, dy të pandehurit nuk kanë arritur të shpjegojnë se përse, në momentin kur janë arrestuar nga Policia, ata janë gjetur jashtë furgonit, së bashku me çantën me eksploziv në duar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button