UEFA heton Shqipërinë dhe Rumaninë pas ndeshjes
UEFA heton Shqipërinë dhe Rumaninë pas ndeshjes që i dha 3 pikët e fitores përfaqësueses kuqezi.
Shkaku i hetimit janë akuzat për hedhjen në fushë të sendeve të ndaluara gjatë ndeshjes. Tifozët e dy ekipeve kanë hedhur fishekzjarre teksa dy përfaqësueset po luanin në fushën e blertë. Sipas UEFA-s Shqipëria do të hetohet edhe për zbritje të tifozëve në fushë.
Nuk dihet ende masa që do merret pas përfundimit të hetimit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.