☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 97.46 ▼3.87%
ARI 4,747 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,987 ▲ +2.55% ETH $2,141 ▲ +4.51% XRP $1.3619 ▲ +3.49% SOL $84.2600 ▲ +1.7%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 97.46 ▼3.87 % ARI 4,747 ▲1.46 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 97.46 ▼3.87 % ARI 4,747 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kosova

UEFA: Kemi mbetur të shokuar me lajmin për vdekjen e Fadil Vokrrit

​Edhe UEFA ka shkruar për vdekjen e hershme të Fadil Vokrrit. Aleksander Ceferin e konsideron Vokrrin si një figurë kyçe në pranimin e Kosovës në UEFA në vitin 2016.

Fadil Vokrri, emri që tregon më së miri për anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, ka vdekur para kohe, sot në moshën 57-vjeçare, lajm që ka shokuar të gjithë, shkruan Gazeta Express.

Pas figurave të ndryshme, edhe UEFA i ka shprehur ngushëllime familjarëve për vdekjen e Vokrrit.

Aleksander Ceferin, numri një i UEFA-s, e ka lartësuar figurën e Fadilit.

“Jemi të tronditur dhe shumë të pikëlluar për vdekjen e Fadil Vokrrit,” tha presidenti i UEFA Aleksander Čeferin.

“Ai ishte një futbollist i shquar që gëzonte një karrierë më të shquar dhe u bë administrator i futbollit dhe president i federatës shtetërore, i kalibrit më të lartë”.

“Fadili ishte figura kryesore në zhvillimin e futbollit të Kosovës që çoi Federatën e Futbollit të Kosovës duke u bërë anëtare e UEFA-s më 2016. Në periudhën që prej atëherë, ai kishte udhëhequr integrimin e shoqatës brenda UEFA-s me aftësi dhe përpjekje të madhe”. thuhet në postimin e UEFA-s.

“Në emër të futbollit evropian, dëshiroj të shpreh simpatinë më të thellë për familjen e tij, Federatën e Futbollit të Kosovës dhe komunitetin e futbollit të Kosovës”.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit në Prishtinë në ora 17:00.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.