Te ndryshme

Ujëvara e Niagarës – përralla dimërore që po tërheq turistët

Kaskada të ngrira, forma të çuditshme; realiste, futuriste, përrallore, të magjishme, ëndërrimtare, janë vetëm disa nga atributet që mund t’u vishen masave e formave të pafundme të akujve që po tërheqin mijërat e turistëve në të dyja anët e kufirit amerikano-kanadez. Le t’i shijojmë…

Image: A partially frozen American Falls in sub freezing temperatures is seen in Niagara Falls OntarioMasa të tëra akulli si kurrë më parë, në disa qytete madje termometri shënon edhe 30 gradë minus për shkak të erërave të forta, të cilat ndikojnë shumë në uljen e temperaturës – e dimri duket se megjithatë, këtë radhë po i kënaq jashtëzakonisht amerikanët dhe kanadezët.

Ndërsa natyra ka krijuar bukuri përrallore, atraksioni turistik është shtuar, pasi ujëvarat e famshme të Niagarës, në kufirin mes dy vendeve, kanë ngrirë plotësisht duke bërë që bukuria e madhështia e ujëvarës më të famshme në botë, këtë radhë të ridimensionohet. Madje, kjo ua ka bërë edhe më të thjeshtë punën edhe vetë redaksive të gazetave, pasi në mungesë të fjalëve, faqe të tëra të të përditshmeve janë mbushur me panoramat e bardha, të akullta e përrallore, tendencë të cilës nuk mund t’i shmangej dot as gazeta “Shqip”.

Kaskada të ngrira, forma të çuditshme; realiste, futuriste, përrallore, të magjishme, ëndërrimtare, janë vetëm disa nga atributet që mund t’u vishen masave e formave të pafundme të akujve që po tërheqin mijërat e turistëve në të dyja anët e kufirit amerikano-kanadez. Le t’ i shijojmë…

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button