☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.78 ▲11.65%
ARI 4,697 ▼2.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,935 ▼ -1.97% ETH $2,066 ▼ -3.92% XRP $1.3173 ▼ -2.49% SOL $79.1100 ▼ -4.34%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.78 ▲11.65 % ARI 4,697 ▼2.42 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.78 ▲11.65 % ARI 4,697 ▼2.42 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Amerika

Uji toksik në Flint, Obama: Nuk mund t’i rrudhim shërbimet

Uji toksik i qytetit të Flintit ishte një nga shqetësimet kryesore të Barak Obamës gjatë ndalesës në shtetin e Miçiganit të mërkurën.

Edhe pse vizita në Detroit kishte për qëllim të nxirrte në pah rimëkëmbjen e industrisë së automobilëve, fjalën e tij në kompleksin e përbashkët të General Motors-United Auto Ëorkers, Obama e nisi mekatastrofën e ujit të kontaminuar që i dha jetë akuzave për neglizhencë qeveritare dhe mbulimin e turpshëm të situatës së rëndë në qytetin e banuar kryesisht nga afro-amerikanë.

“Po të isha një prind në Flint, do të shqetësohesha për shëndetin e fëmijëve të mi. Ajo që po ndodh në këtë qytet na kujton edhe një herë se qeveria nuk mund t`i rrudhë shërbimet bazike që u ofrojmë ne njerëzve tanë”, u shpreh presidenti amerikan.

Që prej shpërthimit të skandalit, guvernatori Rick Snyder përballet me zërat që kërkojnë dorëheqjen e tij. Garda Kombëtare dërgoi trupa shtesë në qytetin Flint, ku uji rezulton aq i ndotur me plumb saqë nuk mund të përdoret për t’u larë apo pirë. 70 anëtarët e saj ndodhen në qytet për të ndihmuar t`iu shpërndahet ujë i pijshëm, filtra e pajisje testuese rreth 100 mijë banorëve të cilët nuk mund të përdorin më ujin e rubinetit.

Banorët në Flint kishin kohë që ankoheshin për aromën e çuditshme dhe ngjyrën e ujit që dilte nga çezmat, por asgjë me sa duket nuk u bë për gati një vit. Fëmijët në zonë rezultojnë me nivele të larta të plumbit në gjak, çfarë do të thotë se rrezikojnë të pësojnë dëmtime të përhershme në tru.

Snyder i kërkoi Obamës ta cilësojë krizën “katastrofë federale”, klasifikim ky që do ta vendoste në të njëjtin nivel me fatkeqësitë natyrore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.