Ekonomia

Ulen interesat e bonove të thesarit

Interesat e bonove të thesarit regjistruan rënie në ankandin e kësaj jave.

Sipas Bankës së Shqipërisë, u shitën 10.4 miliardë lekë bono thesari, kundrejt një kërkese prej afro 11 miliardë lekësh.

Për bonot me maturim 6-mujor interesi zbrit në 2.82% nga 2.86% që ishte më parë dhe bonot me maturim 12 mujor, regjistruan një interes prej 3.19%, duke ju afruar shumë minimumit historik prej 3.18% të regjistruar një vit më parë.

Ekspertët shprehen se politika lehtësuese monetare te Bankës së Shqipërisë,  po dikton trendin rënës të interesave për Lekun.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button