🌫️
Tiranë 5°C · Mjegull 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 93.52 ▲7.19%
ARI 5,176 ▼0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $69,810 ▼ -0.37% ETH $2,046 ▲ +0.51% XRP $1.3785 ▼ -0.78% SOL $86.0400 ▼ -0.08%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 93.52 ▲7.19 % ARI 5,176 ▼0.06 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 93.52 ▲7.19 % ARI 5,176 ▼0.06 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Opinion

Unë i ‘hurit dhe litarit’, ti i vjedhjes dhe krimit!

Nga Çim Peka

Anulimi i tenderit të Porto Romanos është një ngjarje e paralajmëruar nga unë dy muaj më parë.

Çfarë qëndron në themel të këtij anulimi?!

Unë kam paralajmëruar në intervistën me Ahmetaj se kjo është një aferë e drejtpërdrejtë korruptive, ku del qartë se Rama kërkon të kapë të gjitha arteriet ekonomike në duar të dyshimta, ku është vetë pronar faktik i aferës, siç e kemi parë në dosjen e Belinda Ballukut dhe atë të AKSHI-t.

A ka një “kërcënim” amerikan apo evropian në këtë aferë të hapur tashmë??

Besoj shumë që ka! Porti i Durrësit është quajtur “core network” (pikë kyçe) në rrjetin e Bashkimit Evropian dhe në të njëjtën kohë po kështu edhe nga NATO, sidomos pas “Defender 21”, ku Shqipëria është konsideruar nga NATO si urë transporti strategjik në raport me konfliktet e mundshme në të ardhmen në kufijtë e saj lindorë.

Çfarë ndodh me projektin ashtu siç është paraqitur:

1. Cenon sigurinë ekonomike duke zvogëluar kapacitetet përpunuese të sotme që ka porti aktual i Durrësit, i dhuruar për oligarkë vendas të selektuar dhe Mohamed Al Alabar. Kjo bën devijim të transportit ekonomik detar në vendet fqinje, duke e shndërruar Shqipërinë në një apandesit gati të panevojshëm në këtë sektor strategjik.

2. Cenon sigurinë kombëtare duke minimizuar apo dekapituar mundësinë e kapaciteteve të përshtatshme në raport me strategjinë mbrojtëse të NATO-s. Ai port, ashtu siç është projektuar, i vlen Ramës, disa oligarkëve, i vlen aferës së Lidl, por kurrsesi Shqipërisë dhe NATO-s.

Aq më tepër që është haptazi e qartë që operatori i planifikuar rezulton i lidhur me duar e mendje hostile në raport me NATO-n dhe Shqipërinë. Mund të konsiderohet edhe si direkt tradhti ndaj Atdheut!

Të dyja racionalet e mësipërme u japin të drejtë, madje edhe sovrane, aleatëve tanë strategjikë ta kundërshtojnë rrëzimin e kapaciteteve të mësipërme, duke e quajtur shkatërrim të një “arme” strategjike ekonomike e ushtarake të Shqipërisë e më tej të NATO-s.

Kjo ka qenë arsyeja pse unë, i “hurit e i litarit”, e kam denoncuar këtë aferë. Kjo është arsyeja pse unë gjithmonë do të kem “hu” e “litar” për ata që tradhtojnë Shqipërinë dhe që kërkojnë ta kthejnë Atdheun në kopsht privat për interesa hajdutësh, bandash dhe, për më tepër, për interesa të atyre që s’ia duan të mirën Shqipërisë.

Në këtë kontekst duhen përmendur edhe fjalët e kryeministrit dhe urrejtja e tij për atë që i dha zë, në sytë e të gjithëve, kësaj tradhtie: Arben Ahmetaj.

Rama është “legjitim” në urrejtjen e tij dhe në urdhrat politikë ndaj SPAK dhe sikariove të tij kundër Ahmetajt. I kemi djegur në duar kartat e tradhtisë dhe të hajdutllëkut.

Unë, i “hurit dhe i litarit”, do të vazhdoj me “hu” e me “litar” kundër të gjithëve që shesin Atdheun dhe shkatërrojnë demokracinë, drejtësinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Unë nuk jam “heroi i fëmijëve tanë”. Jam i bindur se “heronjtë e fëmijëve tanë”, pasi kanë marrë dosjen e Porto Romanos në dorë, kanë paralajmëruar “heroin” e tyre në kryeministri: “Bos, qenka bërë muti kala edhe këtu; urgjent ta anulojmë se pastaj s’do kemi ç’t’i bëjmë, siç na ndodhi me dosjen e Belindës e Gysit që na e vunë lakun në fyt aleatët”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.