☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.98 ▼0.77%
ARI 4,028 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,272 ▼ -0.29% ETH $2,328 ▼ -0.25% XRP $1.3119 ▲ +0.99% SOL $100.5900 ▼ -1.27%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.98 ▼0.77 % ARI 4,028 ▼0.26 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.98 ▼0.77 % ARI 4,028 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Union Bank dhe BERZH promovojnë transformimin digjital

Union Bank Albania dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) bashkuan sipërmarrësit e rinj, NVM-të, aktorët e ekosistemit të inovacionit, dhomаt e tregtisë dhe partnerë të ndryshëm  në eventin: “Finance Your Future Digitally“,  pranë Piramidës në Tiranë.

Si një ndër bankat me fokus tek NVM-të në Shqipëri, Union Bank rikonfirmoi angazhimin e saj strategjik për t’u bërë mbështetës kryesor i sipërmarrjes, inovacionit dhe zhvillimit të biznesit digjiital në vend. 

Nëpërmjet partneritetit me BERZH-in dhe zbatimit të programeve “Youth in Business” dhe “Go Digital in the Western Balkans”, Union Bank po mbështet aktivisht NVM-të me zgjidhje të integruara financiare dhe jo-financiare, të dizajnuara për të forcuar konkurrueshmërinë dhe rritjen e qëndrueshme.

Në fjalën e saj hapëse, Flutura Veipi, Drejtoreshë e Ekzekutive e Union Bank, deklaroi:

“E ardhmja e ekonomisë shqiptare varet nga NVM-të inovative, të qëndrueshme dhe investime të rëndësishme në digjitalizim. Union Bank është e angazhuar të jetë më shumë se një institucion financiar, ne synojmë të jemi një partner afatgjatë i rritjes për sipërmarrësit dhe drejtuesit e rinj të biznesit. Nëpërmjet bashkëpunimit strategjik me BERZH-in, ne po zgjerojmë aksesin në financim, po përshpejtojmë transformimin digjital dhe po ndihmojmë bizneset të bëhen më të forta, më konkurruese dhe të qëndrueshme për të ardhmen”, tha drejtoresha ezketuvie e Union Bank, Flutura Veipi.

Ndërsa Anjeza Hobdari, Drejtoreshë e Asociuar, Bankiere Senior për Institucionet Financiare në Shqipëri, shtoi:

“Mbështetja e NVM-ve dhe sipërmarrësve të rinj është thelbësore për ndërtimin e një ekonomie dinamike dhe konkurruese. Së bashku me Union Bank, ne po ofrojmë një model të integruar që kombinonfinancimin, mbështetjenme projekte konsulence , digjitalizimin dhe inovacionin duke i ndihmuar bizneset shqiptare të arrijnë potencialin e tyre të plotë”, u shpreh drejtoresha e Asociuar, bankiere Senior për Institucionet Financiare në Shqipëri, Anjeza Hobdari.

Eventi prezantoi mundësitë e disponueshme nëpërmjet programeve të BERZH “Youth in Business” dhe “Go Digital in the Western Balkans”, duke përfshirë financimin e dedikuar, mbështetjen me projekte konsulence, mbështetjen për transformimin digjital, mentorimin, trajnimet dhe ndërtimin e kapaciteteve të orientuara nga inovacioni.

Diskutimet në panel dhe sesionet me ekspertë u fokusuan në transformimin digjital, inteligjencën artificiale, marketingun digjital, automatizimin dhe sfidat me të cilat përballen NVM-të për t’u bërë biznese më të financueshme në një ekonomi gjithnjë e më digjitale.

Klan News

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.