☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 26 May 2026
S&P 500 7,509 ▲0.47%
DOW 50,424 ▼0.31%
NASDAQ 26,580 ▲0.9%
NAFTA 94.05 ▼2.64%
ARI 4,505 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
₿ CRYPTO
BTC $76,540 ▼ -1.55% ETH $2,081 ▼ -2.58% XRP $1.3414 ▼ -1.57% SOL $84.2200 ▼ -2.4%
S&P 500 7,509 ▲0.47 % DOW 50,424 ▼0.31 % NASDAQ 26,580 ▲0.9 % NAFTA 94.05 ▼2.64 % ARI 4,505 ▼0.39 % S&P 500 7,509 ▲0.47 % DOW 50,424 ▼0.31 % NASDAQ 26,580 ▲0.9 % NAFTA 94.05 ▼2.64 % ARI 4,505 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
26 May 2026
Breaking
Kosova

“Kosova u çlirua nga trimat, po mbrohet nga tucat”

Deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe ministres në detyrë të Mjedisit, Fitore Pacollit, kundrejt bartësve të luftës çlirimtare, po cilësohen si shumë të dëshme për Kosovën dhe lirinë e saj.

Në një tubim elektoral në Zvicer, kryeministri në detyre, Albin Kurti tha se “Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar. Ose çlirimtar, ose zullumqar. E ne jemi bashkë me ju si patriotë e çlirimtarë kundër hajnave e zullumqarëve”.

Ndërkohë, kandidatja për deputete nga LVV-ja, njeherësh ministre në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, tha se e kanë mbrojtur Kosoven nga komandantët e UÇK-së. “E mbrojtëm Kosovën nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe komandantët e tjerë që deshën me e shitë Kosovën”.

Koloneli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bilall Gashi për KosovaPress tha se deklarata të tilla janë për vota politike, tek njerëzit që në kohë lufte nuk ishin në tokën e tyre për të luftuar.

“Deklarata të tilla janë shumë të dëmshme për vendin tonë, shoqërinë, lirinë e pavarësinë. Për mua ato i kanë deklarata për vota politike dhe e kanë gjetur vendin ku të shprehen, tek njerëzit që nuk kanë qenë të gatshëm në vitin 98-99 t’i bashkohen vendit dhe i përkrahin ato deklarata. Nuk jemi të tillë, jemi çlirimtarë. Le të mendojnë mirë ku po e çojnë kosovën, se Kosova e ka pavarësinë, ushtrinë e vet, çlirimtarët e dëshmorët, dhe duhet t’i çmojnë këto vlera”, tha ai.

Komentet Gashi i bëri në shënimin e 27 vjetorit të operacionit të UÇK-së, “Shigjeta” në Prizren. Aty të martën ishte edhe ish-anëtari i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Nait Hasani, i cili, poashtu i sheh këto deklarata të përfaqësuesvce të Vetëvendosjes si propaganduese, për vota elektorale.

“Jemi në Prizren në operacionin e Pashtrikut dhe të gjithë bashkëluftëtarët e dëshmuan se Kosovën e kanë çliru në luftë. Ketë duhet ta dinë dhe Pacolli, Albini e të tjerët që merren me këtë çështje. Kosova është e çliruar dhe e pavarur, askush nuk e ka shitur, as nuk mund ta shes, e as nuk guxon ta qes në tavolinë me e shit. Kosova është e qytetarëve të saj, veteranëve. Këto janë deklarata propagande në luftë për pushtet, me këtë mendojnë se mund te arrijnë e të fitojnë, e fitojnë injorancen politike”, tha Hasani.

Deklaratat e këtilla janë shpeshtuar tani nga përfaqësuesit e Vetëvendosjes kur po zhvillohet fushata elektorale për zgjedhjet e 7 qershorit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.