☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 26 May 2026
S&P 500 7,509 ▲0.47%
DOW 50,424 ▼0.31%
NASDAQ 26,580 ▲0.9%
NAFTA 94.05 ▼2.64%
ARI 4,505 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
₿ CRYPTO
BTC $76,456 ▼ -1.52% ETH $2,079 ▼ -2.5% XRP $1.3398 ▼ -1.59% SOL $84.1200 ▼ -2.36%
S&P 500 7,509 ▲0.47 % DOW 50,424 ▼0.31 % NASDAQ 26,580 ▲0.9 % NAFTA 94.05 ▼2.64 % ARI 4,505 ▼0.39 % S&P 500 7,509 ▲0.47 % DOW 50,424 ▼0.31 % NASDAQ 26,580 ▲0.9 % NAFTA 94.05 ▼2.64 % ARI 4,505 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
26 May 2026
Breaking
Kosova

​Kongresistët amerikanë nga Presheva vijnë në Kosovë, vizitojnë Bondsteel-in

Delegacioni dypartiak i Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i përbërë nga kongresistët Keith Self dhe Suhas Subramanyam, pas vizitës në Luginën e Preshevës, ka mbërritur pasditen e sotme në Kosovë, ku ka vazhduar agjendën e takimeve zyrtare me fokus sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, delegacioni amerikan është pritur nga e ngarkuara me punë në ambasadë, Anu Prattipati, në kampin ushtarak Bondsteel.

Në këtë vizitë, delegacioni amerikan ka kaluar pasditen në Bondsteel, ku është takuar me pjesëtarë të ushtrisë amerikane të dislokuar në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, përfshirë pjesëtarët e Komandës Rajonale-Lindje dhe Grupit Mbështetës për Ballkanin.

Vizita e kongresistëve amerikanë në Kosovë vjen menjëherë pas qëndrimit të tyre në Luginën e Preshevës, ku ata zhvilluan takime me përfaqësues politikë shqiptarë dhe u njohën nga afër me sfidat që komuniteti shqiptar po përballet në Serbi, përfshirë çështjet e integrimit institucional, të drejtave të pakicave dhe zhvillimit ekonomik.

Kongresisti Self ka përkrahur një projektligj që i kërkon sekretarit amerikan të Shtetit ta përgatisë një raport gjithëpërfshirës me fokus të veçantë te shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Kongresisti republikan Self, bashkë me kolegun demokrat Subramanyam, është sponsorizues edhe i rezolutës që përkrah anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Në rezolutë thuhet se anëtarësimi i Kosovës në aleancë është thelbësor në ballafaqim me ndikimin e kundërshtarëve të SHBA-së në Evropë.

Në të theksohet po ashtu se SHBA-ja duhet t’i nxisë shtetet si Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja t’i ndryshojnë qëndrimet e tyre për ta mundësuar anëtarësimin e Kosovës në aleancë.

Prania e delegacionit në Kampin Bondsteel dhe takimet me trupat amerikane të KFOR-it nënvizojnë edhe një herë angazhimin e Shteteve të Bashkuara në misionet paqeruajtëse dhe në garantimin e sigurisë në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e NATO-s./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.