☁️
Tiranë 17°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.40 ▼0.49%
ARI 4,207 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $84,006 ▲ +1.12% ETH $2,566 ▲ +2.57% XRP $1.4140 ▲ +1.47% SOL $112.7100 ▲ +2.89%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.40 ▼0.49 % ARI 4,207 ▼0.22 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.40 ▼0.49 % ARI 4,207 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Politika

Procesi i integrimit, Shqipëria hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në, Koçiu: Kemi kapacitetin institucional për të realizuar reformat në kohë

Shqipëria ka shënuar një hap tjetër përpara në rrugëtimin drejt integrimit evropian, duke hyrë zyrtarisht në një fazë të re të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ky zhvillim vjen si rrjedhojë e zbatimit të reformave strukturore dhe bashkëpunimit me misionet e asistencës ndërkombëtare.

Lajmi është konfirmuar nga Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, e cila vlerësoi progresin e arritur dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes logjistike e financiare nga partnerët strategjikë.

“Në Forumin për koordinimin e ndihmës së huaj, së bashku me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe donatorëve që mbështesin Shqipërinë në rrugën e reformave, theksuam nevojën për një bashkërendim më strategjik të asistencës ndërkombëtare, në mënyrë që ajo të jetë më e fokusuar drejt rezultateve konkrete dhe plotësisht e përafruar me prioritetet e integrimit në familjen evropiane”, bëri të ditur Koçiu përmes një komunikimi në rrjetet sociale.

Sipas platformës programore të qeverisë, faza e re kërkon një ndryshim metodologjik në absorbimin e fondeve dhe orientimin e tyre drejt fushave specifike që prekin drejtpërdrejt standardet e jetesës dhe përafrimin legjislativ.

“Shqipëria ka kapacitetin institucional për të realizuar reformat në kohë dhe për ta kthyer asistencën ndërkombëtare në progres të prekshëm për qytetarët, duke u afruar gjithnjë e më shumë me objektivin e antarësimit në Bashkimin Evropian”, nënvizoi zv.kryeministrja në mesazhin e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.