☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,839 ▲0.21%
DOW 48,082 ▼0.21%
NASDAQ 22,968 ▲0.64%
NAFTA 97.92 ▲0.05%
ARI 4,806 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $73,011 ▲ +3.29% ETH $2,248 ▲ +3.8% XRP $1.3533 ▲ +2% SOL $84.9700 ▲ +4.02%
S&P 500 6,839 ▲0.21 % DOW 48,082 ▼0.21 % NASDAQ 22,968 ▲0.64 % NAFTA 97.92 ▲0.05 % ARI 4,806 ▼0.24 % S&P 500 6,839 ▲0.21 % DOW 48,082 ▼0.21 % NASDAQ 22,968 ▲0.64 % NAFTA 97.92 ▲0.05 % ARI 4,806 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Vala e të nxehtit të skajshëm në Evropën Jugore

Greqia mbylli Akropolin e lashtë gjatë pjesës më të nxehtë të ditës të premten për të mbrojtur turistët dhe një zonë në Kroaci u përfshi nga flakët, ndërsa një valë të nxehti të skajshëm përfshiu Evropën Jugore.

Në Itali është rritur frika për ditët në vijim, pasi i nxehti pritet të intensifikohet dhe temperaturat parashikohen të shkojnë deri mbi 45 gradë Celsius në qendër dhe në jug të vendit.

Meteorologët italianë po e quajnë fazën tjetër të valës së të nxehtit “Charon” një referencë për një figurë mitologjike greke që ka të bëjë me shpirtrat e të vdekurve. Kjo pason valën e të nxehtit “Cerberus” të kësaj jave që mban emrin e qenit me tre koka të botës së krimit, po nga mitologjia e lashtë greke.

Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), satelitët e së cilës monitorojnë temperaturat e tokës dhe detit, ka paralajmëruar se Italia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Polonia po përballen të gjitha me kushte ekstreme.

Temperaturat mund të thyejnë rekordin aktual të Evropës, atë prej 48.8 Gradë Celsius të regjistruar në Siçili në gusht të vitit 2021.

Ndikimi i nxehtësisë ektreme të verës është vënë në qendër të vëmendjes nga një studim i kësaj jave që tha se deri në 61,000 njerëz mund të kenë vdekur nga vapa e madhe në të gjithë Evropën verën e kaluar.

AKROPOLI I MBYLLUR

Në Athinë, autoritetet mbyllën Akropolin, shtëpia e tempullit të Partenonit që vizitohet nga miliona turistë çdo vit, nga mesdita deri në orën 17:00.

Shërbimi meteorologjik i Greqisë priste që temperaturat të arrinin 41 gradë Celsius në Athinë deri në mesditë, por në Akropol që ndodhet në një kodër nga ku shihet kryeqyteti grek është zakonisht edhe më nxehtë, për shkak të lartësisë dhe mungesës së hijes.

Në Kroaci, 56 zjarrfikës me 20 automjete dhe tre avionë luftuan për të frenuar një zjarr që u përhap me shpejtësi të enjten për shkak të erërave të forta jugore në qytetin e Shibenikut, buzë Adriatikut.

Fshati Grebasticë është shkatërruar nga zjarri.

Ministria e Mbrojtjes Civile e Greqisë paralajmëroi të premten për rrezikun e zjarreve në pyje në pesë zona dhe u tha njerëzve të shmangin çdo veprim si djegia e barërave të këqija, e cila mund të shkaktojë zjarr.

Mjekët paralajmëruan se më të rrezikuarit ishin të moshuarit më të varfër me probleme shëndetësore ekzistuese.

“Ata vuajnë nga probleme të zemrës, bronkit kronik, goditje në tru, dështim të veshkave”, tha Angel Abad, nga spitali La Paz i Madridit.

“Shumica i takon një niveli të ulët socio-ekonomik dhe ne e dimë se në këto raste njerëzit që nuk kanë ajër të kondicionuar janë më të prekshëm. Ata përballen me një rrezik më të lartë dhe vdekshmëri më të lartë kur mbërrijnë në një repart urgjent”, shtoi zoti Abad, mjek parandalues dhe specialist i shëndetit publik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.