☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,832 ▲0.11%
DOW 48,050 ▼0.28%
NASDAQ 22,949 ▲0.55%
NAFTA 97.60 ▼0.28%
ARI 4,812 ▼0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,853 ▲ +2.73% ETH $2,239 ▲ +3.02% XRP $1.3534 ▲ +1.96% SOL $84.7800 ▲ +3.49%
S&P 500 6,832 ▲0.11 % DOW 48,050 ▼0.28 % NASDAQ 22,949 ▲0.55 % NAFTA 97.60 ▼0.28 % ARI 4,812 ▼0.12 % S&P 500 6,832 ▲0.11 % DOW 48,050 ▼0.28 % NASDAQ 22,949 ▲0.55 % NAFTA 97.60 ▼0.28 % ARI 4,812 ▼0.12 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Politika

Vasili: Debati për buxhetin nuk do të jetë i plotë pa opozitën

Nënkryetari-i-LSI-së-Petrit-Vasili-Foto-ATSH-ARKIV1-525x350Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi të dielën se buxheti i vitit 2015 ruan fytyrën e fortë sociale, ndërsa përfshirja e drejtpërdrejtë e opozitës në debat do të ishte konstruktive. “Maxhoranca u përfshi në diskutimin e buxhetit me përgjegjshmëri maksimale dhe debatoi për çdo zë dhe çdo element të buxhetit duke riorientuar vendosjen e çdo paraje publike me sa më produktivitet. Por është e qartë se debati do të ishte më i plotë dhe s’mund të jetë krejtësisht i plotë pa praninë dhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të opozitës, si e ngarkuara nga votat shqiptare për të bërë debatin dhe kritikën konstruktive të buxhetit”, tha Vasili.

Ndërkohë, ai vlerësoi se buxheti i vitit 2015 është në shërbim të objektivave të qeverisë si zhvillimi i infrastrukturës, bujqësisë, apo mbështetja e sektorëve prioritarë si arsimi apo shëndetësia. “Është buxhet kyç sepse është buxheti i një viti që shënjon një orinetim drejt një ekonomie të qëndrueshme, pasi buxheti i vitit 2014 në përmbajtje të të cilit kishte element të emergjencës për arsye të gropës ekonomike, ishte buxhet urë drejt procesit të rimëkëmbjes”. theksoi Vasili. Sipas tij, buxheti 2015 rikthen besimin dhe orienton plane afatmesme dhe afatgjata shume më të mirëbazuara e të mirëorientuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.