Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 16 April 2026
S&P 500 7,035 ▲0.17%
DOW 48,600 ▲0.28%
NASDAQ 24,020 ▲0.02%
NAFTA 88.88 ▲0.85%
ARI 4,839 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $74,598 ▲ +0.7% ETH $2,337 ▲ +0.47% XRP $1.4302 ▲ +4.75% SOL $85.7000 ▲ +2.6%
S&P 500 7,035 ▲0.17 % DOW 48,600 ▲0.28 % NASDAQ 24,020 ▲0.02 % NAFTA 88.88 ▲0.85 % ARI 4,839 ▲0.32 % S&P 500 7,035 ▲0.17 % DOW 48,600 ▲0.28 % NASDAQ 24,020 ▲0.02 % NAFTA 88.88 ▲0.85 % ARI 4,839 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Kronika

Vdekja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi/ Gjetjet e para nga dhoma e hotelit, gjak në mur dhe peshqirë

Njolla gjaku në mur dhe në peshqirë janë provat e para që autoritetet greke kanë mbledhur nga dhoma e hotelit në Kefaloni, Greqi ku 19-vjeçarja shqiptare e identifikuar si Myrto ndodhej para se të braktisej në një shesh në Argostoli dhe të humbte jetën.

Për këtë rast janë arrestuar tre persona (22, 23 dhe 26 vjeç), një prej tyre shqiptar, të cilët rezulton se kanë qenë me të në orët e fundit dhe e kanë lënë pa ndjenja në shesh pasi kishin përdorur kokainë.

Çfarë gjetën autoritetet në dhomën e hotelit

Gjatë kontrollit në vendngjarje, autoritetet kanë regjistruar prova si në dhomën e gjumit ashtu edhe në banjë, të cilat pritet të analizohen në laborator në kuadër të hetimeve paraprake.

Konkretisht, në shtrat u gjetën pjesë qerpikësh artificialë, si dhe dy njolla gjaku në dhomën e gjumit. Po ashtu, mbi tavolinën e dhomës u gjet një peshqir i bardhë me njollë.

Në banjë u konstatuan gjithashtu prova të tjera, një njollë gjaku në një peshqir dhe një njollë përkatëse në mur.

Këto prova janë mbledhur për t’iu nënshtruar analizave laboratorike, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Sipas informacioneve të publikuara nga media greke, e reja shkoi në një hotel në Argostoli rreth orës 12 të natës së të hënës me të dashurin e saj 23-vjeçar. Rreth orës 2 të mëngjesit, i riu dyshohet se i kërkoi të përdornin kokainë.

Më pas ata thirrën një 26-vjeçar, ish-peshëngritës, i cili solli drogën dhe e përdori bashkë me ta. Pas një ore, ai u largua dhe u kthye sërish me një sasi tjetër kokaine. Herën e dytë, me të erdhi edhe një 22-vjeçar nga Shqipëria, i cili sipas burimeve policore nuk përdori drogë.

Më pas, 19-vjeçarja dyshohet se nuk e përballoi dhe humbi ndjenjat. Sipas të dhënave të deritanishme, tre të rinjtë e transportuan atë pa ndjenja në shesh dhe më pas e braktisën aty.

Pak më vonë, ekipet e urgjencës e gjetën dhe e transportuan në spitalin e ishullit, ku u konstatua e vdekur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.