Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,615 ▲ +1.29% ETH $2,151 ▲ +1.1% XRP $1.4378 ▲ +0.09% SOL $89.6800 ▲ +0.89%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Bota

Vdes Nicholas Brendon, aktori i Buffy the Vampire Slayer”

Aktori amerikan Nicholas Brendon, i njohur për rolin e tij si Xander në serialin kult “Buffy the Vampire Slayer”, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.

Sipas njoftimit të familjes në rrjetet sociale, Brendon ka vdekur në gjumë për shkaqe natyrale.

“Jemi zemërthyer të ndajmë lajmin për humbjen e vëllait dhe djalit tonë, Nicholas Brendon. Ai u nda nga jeta në gjumë”, thuhej në deklaratë.

Brendon u bë i famshëm në fund të viteve ’90 dhe fillim të viteve 2000 përmes rolit të tij si Xander Harris, shoku besnik i Buffy Summers, personazhi i luajtur nga Sarah Michelle Gellar, dhe Willow Rosenberg, e interpretuar nga Alyson Hannigan.

Seriali u transmetua nga viti 1997 deri në 2003 dhe mbetet një nga prodhimet më të dashura televizive të kohës.

Pas përfundimit të “Buffy”, ai pati role të përsëritura në serialin ”Criminal Minds” si eksperti i teknologjisë Kevin Lynch si dhe u shfaq në produksione të tjera si “Private Practice” dhe filma të ndryshëm.

Alyson Hannigan i bëri homazh aktorit duke publikuar një foto të tyre nga seriali dhe duke shkruar “i dashuri im Nicky, faleminderit për vitet me të qeshura dhe plot dashuri. Do të të kujtoj gjithmonë”.

Në vitet e fundit, Brendon ishte përfshirë edhe në art dhe pikturë, duke ndarë pasionin e tij me familjen, miqtë dhe fansat.

Ai kishte folur hapur për sfidat shëndetësore dhe personale, përfshirë probleme me zemrën, operacione në shtyllën kurrizore dhe vështirësi me varësinë dhe shëndetin mendor./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.