Kronika

Veliaj dhe Bruçaj inspektojnë punimet për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë

Me përfundimin e ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë, Tirana do të përfitojë edhe një parkim nëntokësor me 200 vende, disa parqe, qendra kulturore dhe një hapësirë të re për qytetarët. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe kryetari i Komitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj, inspektuan sot punimet për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë, ku edhe u shprehën të kënaqur me ritmin e punës, në një kohë kur objekti parashikohet të përfundojë në vitin 2018.

veliaj 1“Xhamia e Namazgjasë është një stoli për qytetin e Tiranës dhe jo thjesht një objekt për besimtarët myslimanë. Lajme akoma më të mira vijnë për faktin se kjo xhami, nuk do t’u shërbejë vetëm besimtarëve, por edhe qytetarëve të Tiranës. Këtu do të kemi një parkim nëntokësor me 200 vende parkimi, i cili do të jetë i hapur për publikun”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Kryetari i Komitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, u shpreh se kjo është një ditë e veçantë për besimtarët myslimanë të Tiranës sepse po shohim se ëndrrat dhe lutjet e tyre po bëhen realitet.

“Komuniteti Mysliman ka vite që e ka merituar një objekt kulti të tillë, që do të rrezatojë vlera shpirtërore jo vetëm për besimtarët myslimanë, por për të gjithë qytetarët e Tiranës, me mundësitë që do të ofrojë. Shpresoj se për pak vite do e kemi të përfunduar këtë objekt dhe jam i bindur se do të jetë një simbol, jo vetëm për myslimanët shqiptarë, por për të gjithë besimtarët myslimanë në Ballkan e më gjerë, sepse është diçka që e kanë pritur, kanë kontribuar dhe po kontribuojnë, që ky objekt kulti të përfundojë sa më shpejt”, tha ai.

Related Articles

Nje koment

  1. Shprehja e hoxhe mulla Skender Brucajt , PER XHAMINE NE NDERTIM se , do te jete nje simbol , jo vetem per myslimanet shqiptare , por dhe per te gjithe te tjeret si ne Ballkan e me gjere , risjelle ne Shqiperi vetem percarje fetare dhe as gje te dobishme . Vite me pare menduam se nga udheheqesit aktual shqiptare Sali Berisha ishte superkrimineli qe i solli dhe i mbolli plaget e te kaluares ne Shqiperi . Tani super budallaj Edi Rama me lejimin e ketij ndertimi te madh kulti po tregon se eshte me Sali se vete Sali Bisha , per te shqyer cdp arritje ne kohezionin mes relegjioneve shqiptare ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button