Ekonomia

Veliaj në Kodër Kamëz, përuron cerdhen “Kësulëkuqja”

Ditën e lumturimit të Nënë Terezës, kryetari i bashkisë Erjon Veliaj e ka ndarë me të vegjlit e çerdhes numër 52 në Kodër-Kamëz, godina e së cilës u rikonstruktua falë nismës ‘Adapto një çerdhe”.

“Në këtë fazë thuajse kemi përfunduar me 31 çerdhet e qytetit të Tiranës. Po fillojmë një operacion të ngjashëm me kopshtet dhe shkollat, për tu siguruar që u japim prioritet fëmijëve, dhe për të filluar një risi menaxhimi të qytetit ku mendojmë për gjeneratën tjetër dhe jo për zgjedhjet e tjera”, tha Erjon Veliaj, kreu i bashkisë së Tiranës.

Për kryebashkiakun Veliaj përurimi i ambienteve të reja në ditën e lumturimit të Nënë Terezës është simbolika më e mirë e solidaritetit të shoqërisë.

“E gjithë iniciativa ‘Adopto një çerdhe’ përkon me javën e solidaritetit, ku duam të përkujtojmë dhe lumturimin e Nënë Terezës jo me fjali po me vepra konkrete në komunitet. Besoj të gjithë ata që kontribuan tregojnë që jemi pasaardhës të shenjtores jo me fjalë, po vepra konkrete”, tha Veliaj.

Pas nismës “Adapto një çerdhe” nga e cila u rikonstruktuan 31 çerdhe në kryeqytet, Bashkia e Tiranës do të nisë një tjetër operacion të ngjashëm por këtë herë me kopshtet dhe shkollat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button