Ekonomia

Veliaj: Vitin tjetër, 2 mijë kredi të buta për të pastrehët

Konvikti i shkollës së mesme elektrike “Gjergj Canco” në kryeqytet është gati të presë nxënësit për vitin e ri arsimor, që pritet të nisë nështator. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e godinës dhe ambienteve përreth, duke ofruar kushte më të mira, si dhe siguri maksimale për nxënësitdhe stafin që punon aty.

Konvikti i rikonstruktuar u përurua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se 230 nxënësit që jetojnë në këtë konviktdo të gjejnë në shtator ambiente shumë herë më të mira nga ato që lanë disa muaj më parë.

“Në këtë konvikt kanë ndodhur disa transformime shumë të rëndësishme. I pari ka të bëjë me lirimin e hapësirave publike sepse nga ky vit, Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër administrimin e konvikteve për nxënësit dhe studentët”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Duke u nisur nga fakti se edhe në këtë konvikt u liruan disa ambiente të zëna për t’ua kthyer ato nxënësve të shkollës, kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se kjo situatë nuk mund të vazhdonte më, ndërsa ka ftuar banorët që të përfitojnë nga programet e strehimit social qëofron bashkia. Aiu shpreh se nga viti tjetër, Bashkia e Tiranës do të hapë procedurën për përfitimin e kredive të buta për strehim.

“Duke filluar nga viti tjetër, Bashkia e Tiranës do të vendosënjë milion dollarë për dhënien e 2 mijë kredive të buta, çka do të bëjë të mundur që bankat të gjenerojnë mbi 60 milion dollarënë tregun imobiliar, kurse 2 mijë familje të reja do të marrin apartamentin e tyre në Tiranë, ndonëse qeveria qendrore e ka pezulluar programin e kredive të buta për shkak tëabuzimeve që kanë ndodhur në të kaluarën, ku deputetë dhe drejtorë të rëndësishëm merrnin kredi të buta. Bashkia e Tiranës, duke qenë se i ka sistemuar financat e veta, do ta fillojë e pavarur nga qeveria qendrore projektin e kredive të buta. Nga viti tjetër, nëse një çift i ri dëshiron të blejë një shtëpi në Tiranë, do të mund të aplikojë për kredi të butë në Bashkinë e Tiranës”, nënvizoi Veliaj.

Ai shtoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur të lirojë të gjitha konviktet e zëna nga familjarët, qofshin këto për nxënësit e arsimit të mesëm, ashtu edhe për studentët, ndaj u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë zaptuar këto ambiente t’i lirojnë ato dhe të përfitojnë nga mundësitë që ofron bashkia nëpërmjet programeve të strehimit social.

“Kush vjen nga një fshat i largët apo zonë e thellë duhet të ketë të njëjtat shanse për sukses, si dikush që ka lindur në zemër të Tiranës. Konviktet tona janë mundësia se si ne i japim një fillim të barabartë të gjithë nxënësve dhe studentëve në Tiranë. Vërtet krijon një histeri publike, por di t’ju them se në këtë konvikt, hapësirat që janë liruar janë zënë nga njerëz që i kanë pasur punët shumë mirë. Dikush që është doktoreshë nuk ka nevojë për asistencë sociale, mundet fare mirë në tregun e lirë me rrogën që ka, të marrë një kredi dhe të strehohet si gjithë të tjerët. Dikush që ka një shtëpi të dytë, zapton sepse i bie qylit, sepse i intereson më mirë, por nuk është një argument për të zënë një hapësirë publike”, u shpreh Veliaj.

29251053942_5c14aa93d2_k

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button