Ekonomia

Vendet më të mira dhe më të lira për të udhëtuar gjatë verës, Shqipëria një prej tyre

Europa është një destinacion i shtrenjtë, veçanërisht kur mendon për vende si Parisi, Londra apo Roma. Theculturetrip ka hartuar një listë me destinacionet me të mira dhe më të lira të Europës dhe Shqipëria gjendet në të.

Një përzierje e parezistueshme e kulturave, historive, peizazheve. Kontinenti i Vjetër mund të bëhet një destinacion tërheqës edhe me pak para, shkruan Theculturetrip.

“Nëse shkoni në vendet e duhura dhe shmangni vendet popullore (ato të shtrenjtat) ju mund të gjeni gjithçka që do ta kishit bërë me më shumë para. Ka një ofertë të gjerë restorantesh, baresh, muzesh, dyqanesh ky kontinent, që padyshim është labirinti më i madh që mund të eksploroni. Pra, mbani shënim, mbushni kartën e kreditit, bëni gati valixhet dhe vizitoni vendet më të lira të Europës këtë verë”, shkruan Theculturetrip.

Në vend të parë është Praga, kryeqyteti i Çekisë, pasi buxheti mesatar për një ditë llogaritet në rreth 40 euro, ku birra kushton 1.5 euro dhe hotelet 15-40 euro në natë.

E ndjekur nga Andaluzia në Spanjë, me një buxhet mesatar në ditë po prej 40 euro.

Shqipëria gjendet pas Peleponezit në Greqi, ku kostoja mesatare ditore llogaritet në 30 euro dhe Gdanskit në Poloni.

Në vend të fundit është qyteti i Ohrit në Maqedoni, ku kostoja mesatare ditore llogaritet në rreth 20 euro.

“Shqipëria është një nga vendet më të lira në Europë për t’u eksploruar dhe për fat të mirë ka brigje të mrekullueshme. Ajo çdo vit pret miliona turistë. Nëse jeni fans i plazheve, atëherë mund të vizitoni brigjet e Jonit, do të gjeni male, plazhe të kaltra dhe rërë të bardhë”, shkruan Theculturetrip..

 

Kostot

Buxheti bazë ditor: €25

Shishja vere e kuqe: €6

Hostel: €10/€30

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button