☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 97.57 ▼0.31%
ARI 4,792 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,202 ▲ +1.37% ETH $2,217 ▲ +1.63% XRP $1.3421 ▲ +0.79% SOL $84.0200 ▲ +2.12%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.57 ▼0.31 % ARI 4,792 ▼0.55 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.57 ▼0.31 % ARI 4,792 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

VENDIMI: Saimir Tahiri lihet i lirë

Gjykata e Apelit te Krimet e Rënda ka vendosur të heqë masën “arrest shtëpie” për ish-ministrin Saimir Tahiri.

Lajmin e ka konfirmuar avokati Maks Haxhia i cili në një komunikim për media nënvizoi se Prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë të re.

“Gjykata e Apelit shfuqizoi vendimin e Gjykatë së Krimeve të Rënda. Klienti im do të hetohet tani e tutje pa masë sigurie

 Vendimi përfundimtar i gjykatës ishte shfuqizimi i vendimit nr 97 datë 12 maj 2018 dhe vendimit 101 datë 15.52018 ku u vendos masa e arrestit të shtëpisë dhe momentalisht Tahiri është pa masë sigurie”, tha Haxhia.

Kush ishte qëndrimi i Prokurorisë në këtë rast?

Prokuroria mbështeti qëndrimin e Shkallës së Parë

Fitoni dy herë përballë një vendimi të gjykatës së shkallës së parë për krime të rënda, keni zhbllokuar pasaportën dhe keni hequr masën e sigurisë, keni një koment pse është bërë kjo?

Pavarësisht se kjo është një reklamë, unë nuk kam më moshë për reklamë. Unë nuk do ta quaja fitore, për mua ishte një fitore për konsolidimin e praktikës lidhur me masat e sigurisë sepse ka një praktikë të zgjeruar të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë që përcakton qartë, krieteret e përgjithshme dhe të posaçme kur merret një masë sigurie.

Tahiri ndodhej në arrest shtëpie që prej datës 12 Maj, ku vendimi u apelua 5 ditë më parë.

Ndërkohë, nga ana e saj Prokuroria kërkoi arrest me burg.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.