☁️
Tiranë 6°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 101.83 ▼1.02%
ARI 4,621 ▲1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,990 ▲ +1.75% ETH $2,078 ▲ +3.05% XRP $1.3389 ▼ -0.42% SOL $83.8400 ▲ +1.12%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.83 ▼1.02 % ARI 4,621 ▲1.4 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.83 ▼1.02 % ARI 4,621 ▲1.4 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Veseli në Budapest takon homologët rajonalë, Ruçi, Xhaferi e Brajoviq

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në Budapest, ku mori pjesë në Konferencën e tetë ndërkombëtare të kryetarëve të Parlamenteve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, është takuar me homologë të tij rajonalë.

Kreu i Kuvendit të Kosovës është ka zhvilluar një takim të përbashkët me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi dhe atë të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Në ketë takim, të realizuar në Ambasadën e Shqipërisë në Budapest, kryetarët e tri parlamenteve diskutuan për bashkëpunimin ndërparlamentar dhe për zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

Të tre homologët u pajtuan se rajoni ka përjetuar zhvillime të rëndësishme, si në sferën e bashkëpunimit, ashtu edhe të integrimit euro-atlantik, por theksuan nevojën e një përkushtimi më të madh të të gjithë faktorëve relevantë, në mënyrë që Ballkani të zë hapin në këtë rrugëtim.

Veseli, Ruçi dhe Xhaferi theksuan se modelin e bashkëpunimit midis Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, duhet ta ndjekin edhe vendet e tjera rajonale, në funksion të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit. Ata vlerësuan se integrimi euro-atlantik mbetet alternativë e vetme dhe mision parësor i vendeve që përfaqësojnë.

Gjatë ditës së sotme, kryeparlamentari Veseli ka zhvilluar edhe një takim bilateral me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe avancimin e përbashkët në rrugën e integrimeve euro atlantike.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.