Kosova

Veseli në takimin me kongresmenin Engel: Përjetësisht falënderues Amerikës

Kryeparlamentari, Kadri Vesel gjatë vizitës në SHBA është takuar me kongresmenin amerikan, Eliot Engel, ndërkaq tha se qytetarët e Kosovës përjetësisht do t’i jenë falënderues SHBA-ve.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

“Në takim me mikun tonë të çmuar, Z. Eliot Engel, në Kongresin Amerikan, evokuam proceset e rënda por historike të cilat i kaluan qytetarët e vendi ynë dhe miqësinë e shkëlqyer në mes të vendit tonë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 Engel vazhdon të jetë zë i fuqishëm në Kongres, mbështetës i paepur i çështjes së Kosovës në të gjitha agjendat dhe sfidat me të cilat përballet shteti ynë.

E falënderova mikun tonë të madh për këtë miqësi të sinqertë dhe të përhershme në mes të dyja vendeve dhe qytetarëve tanë.

Ne do të jemi përjetësisht falënderues ndaj Kongresmenit Engel dhe Lobit amerikan por edhe miqve tjerë gjithandej ShBA-së që me përkushtim dhe sukses prezantuan, mbrojtën dhe zhvilluan çështjen e Kosovës.

Ne ndjejmë detyrim që miqësia jonë të thellohet dhe begatohet duke qenë kjo miqësi jona me ShBA-në vlerë e jashtëzakonshme e vendit dhe qytetarëve tanë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button