☁️
Tiranë 14°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,340 ▼ -1.16% ETH $2,243 ▲ +0.24% XRP $1.2451 ▼ -0.5% SOL $95.6200 ▼ -1.97%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

​Vetëm 55.1% e kandidatëve kalojnë afatin e dytë të Maturës Shtetërore 2026

Vetëm pak më shumë se gjysma e kandidatëve që i janë nënshtruar afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore e kanë kaluar atë me sukses.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Tutje në njoftim thuhet se në afatin e dytë, provimit i janë nënshtruar gjithsej 4,433 kandidatë, prej të cilëve 2,444 e kanë kaluar me sukses testin, që përbën 55.1 për qind të numrit të përgjithshëm të kandidatëve.Ndërkohë, arritshmëria më e lartë në test është në lëndën Gjuhë Shqipe me 49.3 pikë.

“Arritshmëria mesatare e përgjithshme në test është 43.2 pikë, ndërsa sipas lëndëve është: Gjuhë amtare: 49.3 pikë; Gjuhë angleze: 44.1 pikë; Matematikë: 36.4 pikë; Lënda zgjedhore: 42.9 pikë.Gjatë administrimit të testit, 18 kandidatë janë larguar nga provimi për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe procedurave të përcaktuara për administrimin e Provimit të Maturës Shtetërore.Ministria e Arsimit dhe Shkencës falënderon të gjithë personat e angazhuar në organizimin dhe administrimin e Provimit të Maturës Shtetërore, për kontributin në mbarëvajtjen e procesit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.