“Daily Express”: Eksperti britanik zgjedh Shqipërinë për pushimet e vjeshtës: Absolutisht e mrekullueshme
– Shqipëria po ngjitet me shpejtësi në hartën e destinacioneve të preferuara për pushimet e vjeshtës, duke ofruar plazhe, histori, mikpritje dhe çmime të favorshme.
Eksperti britanik i udhëtimeve, Simon Calder e veçon vendin për bukuritë natyrore, çmimet e favorshme dhe mikpritjen e shqiptarëve, duke e cilësuar atë si një destinacion “absolutisht të mrekullueshëm”.
Calder ka përzgjedhur destinacionin, që e konsideron ndër alternativat më të mira për një udhëtim të përballueshëm gjatë vjeshtës, duke vlerësuar veçanërisht raportin e favorshëm mes çmimeve dhe asaj që ofron, shkruan Vita Molyneux, në një artikull të publikuar nga media britanike “Daily Express”.
Sipas ekspertit të udhëtimeve, një nga destinacionet evropiane i ka fituar zemrën që nga vitet 1980.
Tashmë e renditur si një pikë turistike e rëndësishme, çmimet kanë mbetur ende në nivele të ngjashme me ato të mesit të viteve 1990.
Shqipëria po shfaqet me shpejtësi si një destinacion që duhet vizituar, por, siç zbuloi Calder në emisionin “This Morning” të ITV-së në vitin 2024, ai e kishte zbuluar prej kohësh, shumë përpara se vendi të tërhiqte vëmendjen e botës.
Calder foli me moderatorët Ben Shephard dhe Cat Deeley drejtpërdrejt nga hoteli i tij në Durrës, duke konfirmuar se kishte mbërritur mbrëmjen e kaluar.
“Dielli ka dalë, është absolutisht i mrekullueshëm dhe është një nga qytetet më historike dhe më të bukura në Shqipëri”, u tha ai të dyve.
Përtej peizazheve të saj mahnitëse, Simon tha se Shqipëria ofron çmime jashtëzakonisht të arsyeshme.
Një picë dhe një birrë kushtojnë rreth 6 paund, ndërsa autobusi nga aeroporti drejt hotelit të tij — një udhëtim prej rreth 30 miljesh — kushtonte vetëm disa paund, nëse nuk do ta kishte humbur autobusin e fundit.
Për fat të mirë, shqiptarët janë ndër njerëzit më të ngrohtë dhe mikpritës që mund të takoni kudo.
Calder tregoi se në momentin që u bë e qartë se kishte humbur autobusin, vendasit u angazhuan menjëherë për ta ndihmuar, duke i siguruar një taksi dhe duke u kujdesur, që ai ta dinte saktësisht se sa duhej të paguante, për të shmangur tarifimin e tepërt.
Ai vuri në dukje se Shqipëria ende mbetet kryesisht jashtë tregut të paketave turistike, megjithëse pret që operatorët turistikë ta zbulojnë këtë treg brenda viteve të ardhshme.
Fluturimet drejt Shqipërisë nisen çdo ditë nga aeroportet kryesore të Britanisë së Madhe – me “parajsën” vetëm tre orë larg me avion.
A nuk është koha ta shtoni Shqipërinë në listën tuaj të udhëtimeve?
Nëse, ashtu si Calder, dëshironi të qëndroni në Durrës, sigurisht që nuk mungojnë atraksionet që mund t’ju mbajnë të angazhuar.
Durrësi është i njohur për amfiteatrin e tij të madh romak, i cili përmban mozaikë të ruajtur mirë, nëpër të cilët vizitorët mund të ecin dhe t’i admirojnë.
“TripAdvisor” ka dhënë vlerësimin e tij të lartë për këtë atraksion, ndërsa një turist e përshkroi atë si një vend që duhet vizituar me patjetër.
Për turistët që preferojnë një pushim tradicional në plazh, Durrësi i është destinacioni ideal që i përmbush pritshmëritë.
Zona ofron një shtrirje bregdetare mahnitëse me rëre të bardhë, të lagura nga ujëra të kristalta në ngjyrë bruz. /



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.