⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,886 ▼ -0.08% ETH $2,242 ▲ +0.08% XRP $1.1640 ▼ -2.03% SOL $89.8900 ▼ -0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

ESTONI – Ulle Madise presidentja e re e vendit baltik

TALIN, 2 shtator /ATSH-DPA/ – Parlamenti i Estonisë zgjodhi sot juristen Ulle Madise si presidente të re të vendit, pasi ajo siguroi shumicën prej dy të tretash të kërkuar që në raundin e parë të votimit.

Madise, e cila ishte kandidatja e vetme për postin, mori 71 nga 101 votat e parlamentit.

Shtatë fletë votimi u lanë bosh, ndërsa pjesa tjetër e deputetëve nuk morën pjesë në votim ose munguan.

Presidentja e re, 51 vjeçe, ka shërbyer që prej vitit 2015 si kancelare e Drejtësisë së Estonisë, një institucion i pavarur që mbikëqyr përputhshmërinë e legjislacionit dhe veprimtarisë së qeverisë me Kushtetutën dhe ligjin.

Madise u nominua nga 75 deputetë të partive qeverisëse ”Reform Party” dhe ”Eesti 200”, si dhe nga social-demokratët dhe partia konservatore ”Isamaa”.

Në fjalimin e saj pas zgjedhjes, Madise u zotua të punojë për mirëqenien e Estonisë, duke e cilësuar vendin si një vijë të parë të sigurisë për Evropën dhe botën e lirë.

Ajo nuk u ndal në çështje specifike të politikës së jashtme.

Madise do të jetë presidentja e dytë grua e Estonisë, pas Kersti Kaljulaid, e cila mbajti këtë detyrë nga viti 2016 deri në vitin 2021.

Presidenti në Estoni ka kryesisht kompetenca ceremoniale.

Presidenti aktual, Alar Karis, kishte deklaruar më herët se nuk do të kandidonte për një mandat të ri.

Përveç detyrës së kancelares së Drejtësisë, Madise ka qenë prej vitesh profesoreshë e së drejtës në Universitetin e Teknologjisë së Talinit dhe në Universitetin e Tartut.

Ajo ka shërbyer gjithashtu si këshilltare ligjore e ish-presidentit estonez, Toomas Hendrik Ilves./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.