🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,594 ▲0.18%
DOW 52,197 ▲0.82%
NASDAQ 25,464 ▲0.1%
NAFTA 96.50 ▼7.32%
ARI 3,968 ▲1.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,878 ▼ -1.54% ETH $2,246 ▼ -0.99% XRP $1.2368 ▼ -1.24% SOL $91.7700 ▼ -3.15%
S&P 500 7,594 ▲0.18 % DOW 52,197 ▲0.82 % NASDAQ 25,464 ▲0.1 % NAFTA 96.50 ▼7.32 % ARI 3,968 ▲1.78 % S&P 500 7,594 ▲0.18 % DOW 52,197 ▲0.82 % NASDAQ 25,464 ▲0.1 % NAFTA 96.50 ▼7.32 % ARI 3,968 ▲1.78 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Autoritetet hungraze hetojnë kredinë prej 1 miliard eurosh për Maqedoninë e Veriut

Hungaria ka nisur një hetim penal ndaj “Eximbank” për abuzime të dyshuara. Hetimi përfshin gjithashtu një kredi prej një miliard eurosh për Maqedoninë e Veriut, të cilën e kishte problematizuar Peter Magyar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Autoritetet hungareze kanë hapur një hetim penal për abuzime të dyshuara në bankën shtetërore “Eximbank”, përmes së cilës qeveria e Hristijan Mickoskit mori kredi gjatë mandatit të ish-kryeministrit Viktor Orban.

Ky është veprimi i fundit i qeverisë së kryeministrit hungarez Peter Magyar për të hetuar dyshimet për korrupsion në operacionet e bankës gjatë administratës së mëparshme.

Sipas “Reuters”, duke cituar një deklaratë nga policia hungareze, katër raste që lidhen me “Eximbank” po hetohen me dyshimin për shpërdorim detyre dhe menaxhim neglizhent.

Ndër subjektet e hetimit është kredia prej një miliard eurosh e miratuar për Maqedoninë e Veriut, për të cilën Ministria e Ekonomisë paraqiti një ankesë në korrik pas një auditimi të bankës.

Si pjesë e hetimit, hetuesit sekuestruan mijëra faqe dokumentacion të brendshëm nga Ministria e Ekonomisë të hënën.

“Këto dokumente u morën gjatë hetimit të brendshëm dhe përmbajnë informacione shtesë të rëndësishme për hetimin e krimeve të raportuara”, thuhet në deklaratën e policisë.

“Eximbank”, e cila deri në qershor 2022 ishte nën juridiksionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe më pas u transferua nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Ekonomisë, ende nuk i është përgjigjur kërkesave për koment./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.