☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 02 September 2026
S&P 500 7,669 ▲0.5%
DOW 53,177 ▲0.78%
NASDAQ 26,168 ▲0.26%
NAFTA 90.47 ▲0.28%
ARI 4,427 ▲0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $76,951 ▼ -1.37% ETH $2,389 ▼ -2.31% XRP $1.3298 ▼ -3.23% SOL $98.7800 ▼ -2.9%
S&P 500 7,669 ▲0.5 % DOW 53,177 ▲0.78 % NASDAQ 26,168 ▲0.26 % NAFTA 90.47 ▲0.28 % ARI 4,427 ▲0.69 % S&P 500 7,669 ▲0.5 % DOW 53,177 ▲0.78 % NASDAQ 26,168 ▲0.26 % NAFTA 90.47 ▲0.28 % ARI 4,427 ▲0.69 %
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
02 Sep 2026
Breaking
Politika

PD akuza qeverisë: I shpalli “luftë” drejtësisë, u bllokon pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve

Sekretari për të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike, Franci Nuri, ka akuzuar qeverinë se po ushtron presion ndaj pushtetit gjyqësor përmes bllokimit të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve në rang vendi.

Në një postim në rrjetet sociale Nuri shprehet se qeveria nuk e zbatoi detyrimin kushtetues për pagat e magjistratëve që sipas tij i la afat mazhorancës deri më 31 korrik 2026 për rregullimin ligjor.

Ai pretendon se Ministria e Financave dhe Thesari i Shtetit kanë bllokuar pagesat, duke theksuar se ky është presion financiar dhe ndërhyrje flagrante në pavarësinë e gjyqësorit.

Postimi i plotë i Franc Nurit

Qeveria i shpall “luftë” gjyqësorit, u bllokon pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve

Sulmet e Edi Ramës me gjyqtarët dhe prokurorët për çështjen e pagave nuk nisi sot. Ajo nisi kur Kryeministri sulmoi publikisht kërkesat e magjistratëve për pagat dhe ushtroi presion të hapur politik ndaj Gjykatës Kushtetuese, ndërsa kjo kishte në shqyrtim pikërisht këtë çështje.

Gjykata Kushtetuese nuk e pranoi tërësisht kërkesën, por e pranoi pjesërisht, konstatoi problemin kushtetues dhe i la mazhorancës afat deri më 31 korrik 2026 për të bërë rregullimin ligjor të nevojshëm.

Qeveria e Edi Ramës nuk e zbatoi. Afati kaloi.

Dhe sot shkon edhe më tej: përmes Ministrisë së Financave dhe Thesarit, bllokon pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në rang Republike.

E paprecedentë. E padëgjuar. E patolerueshme.

Ky nuk është më debat për formulën e pagës. Ky është presion i drejtpërdrejtë financiar mbi pushtetin gjyqësor dhe një ndërhyrje flagrante në pavarësinë e tij.

Rama nuk mund ta trajtojë drejtësinë si një drejtori në varësi të Kryeministrisë.

Në një Republikë normale dhe funksionale, Kryeministri si gjithë të tjerët i bindet Kushtetutës dhe vendimeve të gjykatave. Nuk i ndëshkon gjykatat sepse nuk i binden atij.

Franci NURI

Sekretar për të Drejtat e Njeriut

Partia Demokratike

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.