Kronika

Vettingu / Publikohen emrat: Aplikuan mbi 100 kandidatë

Avokati i Popullit publikon listën me emrat e kandidatëve për anëtarë të organeve të Vettingut, vetëm 24 orë para përfundimit të afatit për aplikimet.

Sipas AP, numërohen mbi 100 kandidatë, brenda dhe jashtë vendit, që kanë shprehur interes për 27 postet e anëtarëve të institucioneve që do të bëjnë rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

Afati i fundit i aplikimit përfundon në orën 23:59 të datës 9 shkurt, kur listës do t’i shtohen edhe emrat e kandidatëve që kanë ardhur në rrugë postare.

Avokati i Popullit bën edhe njëherë thirrje për sa më shumë gjithëpërfshirje në këtë proces me rëndësi jetike për shqiptarët.

“Është koha e qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Është një moment kthese për Atdheun tonë”, thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button