☁️
Tiranë 6°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 101.83 ▼1.02%
ARI 4,621 ▲1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,898 ▲ +1.77% ETH $2,075 ▲ +3.01% XRP $1.3381 ▼ -0.31% SOL $83.7400 ▲ +1.22%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.83 ▼1.02 % ARI 4,621 ▲1.4 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.83 ▼1.02 % ARI 4,621 ▲1.4 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Vizita e Ambasadorëve të NATO’s në Prishtinë: Si refuzon t’i njohë institucionet e Kosovës kjo organizatë

Ambasadorët e vendeve anëtare të NATO’s kanë qëndruar sot në Prishtinë. Ata kanë takuar krerët e institucioneve të Kosovës në përputhje të plotë me qëndrimin e deritashëm, pra neutral, të kësaj aleance karshi pavarësisë së Kosovës.

Ajo që ka rënë në sy gjatë vizitës së sotme, është fakti që delegacioni i udhëhequr nga zëvendëssekretarja gjenerale e NATO’s Rose Gotenmoeller se zyrtarëve të Kosovës u është referuar vetëm me emra personal, pa përmendur pozitat, duke u kujdesur që të mos paragjykohet asgjë rreth shtetësisë së Kosovës.

Kështu, numri dy i NATO’s Presidentit Thaçi nuk i është referuar me postin që mban por vetëm me ” z.Thaçi”.

Kjo zyrtare megjithatë Presidentin e Kosovës e ka takuar në Zyrën e këtij të fundit ku ishin ekspozuar flamujt e Kosovës dhe NATO’s.

Një takim është paralajmëruar edhe Kryeministrin Ramush Haradinaj. Edhe këtij të fundit NATO i drejtohet vetëm me emër, pa ia permendur pozitën që mban. Qeveria e Kosovës nuk ka lëshuar ndonjë njoftim rreth këtij takimi.

Në takimin e ambasadorëve të NATO’s me përfaqësues të  pranisë ndërkombëtare  në Kosovë ka marrë edhe Ministri i FSK’së Rrustem Berisha.

Edhe këtij të fundit NATO nuk ia njeh pozitën – nuk e ka prezantuar si ministër në njoftimin për media por vetëm si përfaqësues të FSK’së.

E gjithë kjo situatë ka ndryshuar gjatë ditës kur ambasadorët e SHBA’së dhe Britanisë së Madhe kanë ardhur në Kuvendin e Kosovës për ta takuar Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj. Këto vende tashmë dihet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndryshe Presidenti Thaçi në një intervistë të premten mbrëma ka shfaqur shqetësime edhe për Bashkimin Europian që sipas tij përfaqësuesit nga Kosova nuk po i pret siç duhet duke mos e vendosur flamurin e Kosovës në zyrat e BE’së kur ka vizita të zyrtarëve nga Kosova.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.