Politika

Vizita e Ramës në Beograd, serbët kundër ndalesës në Preshevë

rama4-297x320Kryeministri Edi Rama duket se ka ndryshuar axhendën e tij për vizitën që ka shtyrë në datën 10 nëntor në Beograd.

E përditshmja serbe “Politika” shkruan se kreu i qeverisë shqiptare ka planifikuar të mbajë një tubim publik në Preshevë dhe se kërkon nga prefekti i Beogradit që t’i dorëzojë çelësat e kryeqytetit në shenjë simbolike dhe respekti.

Një veprim ky, që, sipas “Politika-s”, nuk është kryer kurrë më parë nga asnjë politikan tjetër i rajonit që ka vizituar Serbinë. Dhe aq më tepër që të vizitojnë zona ku banon popullsi e minoritete të kombit të tyre.

Një tjetër gazetë e përditshme serbe, këtë herë “Veçernje Novosti”, ka shkruar se protokolli i vizitës së Ramës nuk ishte përcaktuar akoma dhe se në të mund të mos futet në kalendar takimi me Presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliç.

Në këtë mënyrë, sipas medieve serbe, qeveria e Beogradit po përpiqet të ndalesën e mundshme të Ramës në Preshevë, të cilën kryeministri e ka përcaktuar gjithnjë si shumë të rëndësishme.

Kështu, pas incidenteve në fushë gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, gjë që solli dhe shtyrjen e vizitës së Ramës në Beograd, mund të ketë “incidente” të tjera edhe sa i takon sferës diplomatike mes dy vendeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button